Kukësi duhet të reflektojë, caktohet ku do të luhet ndeshja e Kupës me Besën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 10, 2020 | 16:10

Kukësi duhet të reflektojë, caktohet ku do të luhet ndeshja e Kupës me Besën

Kukësi nuk ka kohë të qajë startin e keq në kampionat, pasi të enjten luan turin e dytë të Kupës së Shqipërisë dhe skuadra e Gegës do të presë Besën e Kavajës. Përveç realizimit të misionit, kualifikimi, kjo ndeshje shikohet edhe si një mundësi reflektimi për Kukësin, që në javën e tretë të kampionatit, ndonëse luajnë ndaj Teutës, duhet të vijë kthesa e madhe.
Kukesi 5-0
Dihet që prej kohësh Kukësi vuan për fushë pritëse, kështu që turi shëtitës i stadiumeve kësaj radhe u ofron Pezën. Ndeshja e turit të dytë të Kupës me Besën është vendosur që të luhet të enjten, ora 13:30, në kompleksin “Internacional” në Pezë. Pa dyshim që ky takim i Kupës do të vlerësohet maksimalisht nga Kukësi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"