Kukësi dorëzon listën për Champions, shtohet Rexhinaldo dhe sakrifikohet…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 20, 2018 | 21:27

Kukësi dorëzon listën për Champions, shtohet Rexhinaldo dhe sakrifikohet…

Klubi i Kukësit ka dorëzuar listën e lojtarëve për turin e dytë eliminator në Champions League, për ndeshjet ndaj azerëve të Karabakut.

kukesi

Bie në sy vetëm një ndryshim tek lista e verilindorëve, nga ajo e para për ndeshjet ndaj Valetës. Është shtuar emri i sulmuesit më të ri të ekipit të Cungut, Rexhinaldo, ndërkohë që i sakrifikuar ka qenë Lavdrim Edipi, që është lënë jashtë Championsit.

Portierë: Stivi Frashëri, Faton Maloku, Jetmir Basha

Mbrojtës: Ylli Shameti, Rustem Hoxha, Albi Alla, Vangjel Zguro, Harallamb Qaqi, Simo Rumbullaku, Edis Maliqi, Uilliam Kordeiro

Mesfushorë: Donjet Shkodra, Arbër Çyrbja, Vesel Limaj, Besar Musolli, Valon Ethemi, Irakli Dzaria, Dino Spehar

Sulmues: Sebino Plaku, Roxher, Haris Harba, Rexhinaldo

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"