Kukësi dhe Teuta premtojnë spektakël në “Elbasan Arena”, ja si priten rreshtime e dy ekipeve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 11, 2020 | 16:20

Kukësi dhe Teuta premtojnë spektakël në “Elbasan Arena”, ja si priten rreshtime e dy ekipeve

Kukësi ka mbyllur dje përgatitjet për ndeshjen e planifikuar që të luhet sot në “Elbasan Arena” ndaj skuadrës së Teutës. Ekipi është zhvendosur që dje në qytetin e Elbasanit ku edhe qëndroi i grumbulluar për takimin që zhvillohet sot duke nisur nga ora 20:45.teuta kukesi

Mungesat e Kukësit ndaj Teutës janë Erhun Obanor dhe Vasil Shkurtaj për shkak dëmtimi, ndërsa Bruno Lulaj ka plotësuar numrin e kartonëve dhe do të jetë i pezulluar për këtë ndeshje. Sa i përket formacionit, dilema është nëse do të jetë Kotobelli apo Musta nga minuta e parë në rolin e mbrojtësit të majtë. Dilemë e cila pritet që të mësohet vetëm pak orë para fillimit të takimit.11

 

Teuta ka mbyllur dje paradite përgatitjet për ndeshjen ndaj Kukësit. Nën drejtimin e trajnerit Edi Martini dhe stafit teknik, ekipi ka zhvilluar në “Niko Dovana” një seancë të karakterit tekniko-taktik ku stafi ka dhënë këshillat e fundit. Siç e përmendi edhe trajneri në konferencë, gjendja e Kallakut nuk ka qenë optimale, ndaj edhe pse pritet që të jetë në formacion, shqetësimi për formën e tij mbetet. Pjesa tjetër e skuadrës është e plotë në dispozicion të trajnerit Martini.

22

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"