“Kukësi dhe Partizani hedhin shifra marramendëse në merkato”, Bekim Kuli: Goli i parë i pësuar ishte qesharak

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 24, 2021 | 16:02

“Kukësi dhe Partizani hedhin shifra marramendëse në merkato”, Bekim Kuli: Goli i parë i pësuar ishte qesharak

Në mungesë të trajnerit Dovedan, për shkak të pezullimit, Bylisi në sfidën e sotme ndaj Kukësit, u drejtua nga tekniku Bekim Kuli, i cili në prononcimin për “Gol pas Goli” pas humbjes 2-1, u shpreh:

bandicam 2021-01-24 16-00-37-257

NDESHJA- Jemi paraqitur shumë mirë në pjesën e parë, në të dytën ekipi ra fizikisht. Ndikon ngjeshja e kampionatit. E kemi të vështirë të rikuperojmë çdo 3 ditë lojtarët. Mungojnë doktoratat, fizioterapistët. Ekipi i Kukësit ka lojtarë cilësorë me më shumë potencial duke e treguar veten në pjesën e dytë.

AFRIMET E JANARIT- Janari nuk është se sjell gjëra speciale, është për të mbushur boshllëqe. Të vetmet ekipe që mund të kenë luksin të bëjë afrime cilësore është Partizani, Kukësi, që hedhin  shifra marramendëse, i blejnë lojtarët, si rasti i Muratajt. Ne klubet e dorës së dytë e kemi të vështirë të afrojmë lojtarë cilësorë në merkato.

NDRYSHIMET- Nuk bëjmë shumë ndryshime, ata lojtarë kemi në dispozicion. Thjesht bëjmë përshtatjen në bazë të kundërshtarëve. Edhe ndeshja ndaj Kastriotit është e vështirë, nuk ka më ndeshje të lehta.

KUKËSI- I kishim marrë masat për Ibraimin, i kishim vendosur Ymeralilajn, por problemi është që lojtarë të tillë mund të shfaqen nga momenti në moment, janë lojtarë që nuk i merr dot masat. Na ndëshkuan nga pakujdesia jonë. Unë isha i mërzitur nga goli i parë, ishte qesharak, kjo më shqetëson më shumë, se goli i dytë i Kukësit, edhe futja e Ezezë në zonë ishte shumë e bukur”, u shpreh Kuli.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"