Kukësi cinik, e nderon Lima, ekipi i Troisit i afrohet Skënderbeut

Panorama Sport | Gazeta me e shitur sportive ne vend

Postuar: Tetor 26, 2015 | 12:00

Kukësi cinik, e nderon Lima, ekipi i Troisit i afrohet Skënderbeut

kukesiiiiiiiiiiiii

KUKËSI- TËRBUNI 1-0 GOLAT
Lima 9′
KUKËSI: Koçi, Hallaçi, Mici, Malota, Shameti, Musolli, Nika (Jonuzi 73′), Karioka, Flores, Kruz (Jeferson 64′), (Dhima 92′), Lima. Trajner. H.Lika
TËRBUNI: Haxho, Peqini, Lila, Sulollari, Milenkoviç, Tushe (T. Marku 66), Gërxho, Gavazaj (Sulmata 77′), Mone, H. Marku (Karakaçi 70), Dhrami. Trajner: Xh. Gargano.
KARTONË TË VERDHË: Musolli 36′ / Gavazaj 24′
GJYQTARET O. Sokoli, R. Zylyftari, R. Dyrmish

Kukësi ka arritur të marrë një tjetër fi tore në kampionat, duke ruajtur ecurinë pozitive. Verilindorët nuk kanë falur në fushën e tyre, pasi kanë arritur të mposhtin Tërbunin me një gol të realizuar nga Lima që në minutat e para të takimit. Nënkampionët, ndryshe nga një javë më parë, këtë herë e kanë zgjidhur ndeshjen që në minutat e para të sfidës, por kanë rrezikuar në të dytën, pasi pukjanët kanë treguar rrezikshmëri dhe mund të barazonin. Me trepikëshin e marrë në këtë përballje, ekip i Troisit vazhdon të jetë në garë për vendin e parë në klasifikim.

Pjesa e parë – Loja nis e qetë për të dy ekipet, gjithsesi verilindorët e kontrollojnë lehtësisht topin dhe krijojnë rastet e para në portën kundërshtare. Aksionet e vendësve sa vijnë e bëhen më të rrezikshëm dhe në minutën e 9-të një depërtim i Micit nga krahu i majtë rezulton fatal për Tërbunin. Lojtari i Kukësit kroson për brazilianin Lima, i cili në pozicion me kokë nuk fal, por e tund rrjetën e portës së mbrojtur nga Haxho. Pak minuta më vonë, në të 15-n pukjanët “zgjohen” dhe tentojnë të reagojnë. Është Arbër Mone, i cili tenton me një gjuajtje nga jashtë zone, por portieri Koçi është në lartësinë e duhur duke larguar një top që po shkonte drejt rrjetës. Në të 33- n është Karioka, që ka hapësirë dhe provon të djathtën që nuk zhgënjen, por portieri kundërshtar fluturimthi e grushton topin e brazilianit. Pak sekonda më vonë është radha e Hallaçit, i cili tenton një krosim në formë goditjeje drejt portës, por sërish devijon portieri i Tërbunit. Në minutat e mbetura të kësaj pjese janë lojtarët pukjanë që mundohen të reagojnë, por aksionet e tyre nuk kanë forcën e duhur për të rrezikuar portën mike.

Pjesa e dytë – Fraksioni i dytë është ndryshe dhe pukjanët janë më të rrezikshëm. Gjithsesi, fillimisht është Leomir Kruz që tenton nga goditja e dënimit, por devijohet nga muri mbrojtës. Ndërkohë që një minutë më vonë është Karioka që po nga goditja e dënimit tenton portën, por gjen atje Haxhon, që grushton dhe heq rrezikun nga zona. Arrin të mbrohet mirë në vazhdim ekipi i Tërbunit, por nuk ka fuqinë të dalë përpara dhe të rrezikojë portën e mbrojtur nga Koçi. Dhrami në minutën e 68-të ka mundësinë e artë për të barazuar. Sulmuesi kontrollon topin brenda zonës, por nuk gjuan siç duhet dhe topi shkon mbi traversë. Në minutën e 81-të është sërish Dhrami, i cili shpërdoron një top “të vjedhur” nga një gafë e mbrojtjes kuksiane. Vlonjati nuk është i saktë dhe godet jashtë. Në fund të takimit ka dhe një gol të anuluar për vendësit, të cilët shënojnë me kokë me Limën, por braziliani ka shkaktuar faull në sulm. Minutat e fundit janë tensionuese për ekipin e Kukësit, pasi Tërbuni sulmon dhe ata i druhen një goli. Gjithsesi, kanë arritur që ta kontrollojnë lojën, pa pësuar gol.






www.minuta90.com