Kukësi “bllokon” Albi Allën, mbrojtësi mbetet pa u federuar me Larisën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 30, 2017 | 18:55

Kukësi “bllokon” Albi Allën, mbrojtësi mbetet pa u federuar me Larisën

Kukësi vazhdon luftën kundër mbrojtësit Albi Alla dhe për momentin ka arritur të marrë një fitore të vogël, duke detyruar klubin e Larisës që të bllokojë për momentin regjistrimin e futbollistit shqiptar.

albi alla

Edhe pse lojtari është prezantuar si blerje e re nga klubi dhe drejtuesit e tij, ai nuk është ende zyrtarisht një futbollist i skuadrës greke, pasi nuk është dorëzuar dokumentacioni për regjistrimin në Federatë, si rrjedhojë e problemeve që ka me Kukësin.

Alla ka një çështje të hapur ndaj kampionëve të Shqipërisë të cilët pretendojnë 500 mijë euro si dëmshpërblim nga ai për prishje të njëanshme të kontratës, meqë u largua pa marrë pjesë në aktivitetet ndërkombëtare siç kërkohej nga klauzolat në marrëveshjen që palët kishin nënshkruar një vit më parë.

alla kujas

Klubi i Larisës, i ndërgjegjshëm se nuk mund të regjistrojë futbollistin pa u mbyllur kjo çështje delikate, ka vendosur të mos nisë procedurat e regjistrimit, në mënyrë që të evitonte ndonjë penalitet të mundshëm për nënshkrimin e kontratave të parregullta. Situata për momentin është në vendnumëro, por klubi grek ka bërë të ditur se po përgatit dokumentacionin që do t’i mundësojë të regjistrojë Allën.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"