Kukësi blindon mesfushën, pas Zeqirit tani është radha e Orelesit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 18, 2017 | 11:49

Kukësi blindon mesfushën, pas Zeqirit tani është radha e Orelesit

Hair Zeqiri arrin marrëveshjen me Kukësin dhe nesër pritet të firmosë një kontratë 2-vjeçare. Në fakt, që në muajin prill, “Panorama Sport” ka paralajmëruar se drejtuesit e klubit kampion kishin nisur bisedimet me mesfushorin, pikërisht kur ky i fundit prishi kontratën me Flamurtarin pa u mbyllur sezoni 2016-2017.

zeqiri halili

Zeqiri është takuar dje në mbrëmje me drejtuesit e klubit verior, duke dëgjuar nga këta të fundit planin që kanë për sezonin e ri dhe natyrisht ofertën zyrtare. Burime në klub dhe pranë lojtarit bëjnë të ditur se palët në parim kanë rënë dakord.

Pas diskutimeve mes menaxherit të klubit, Naim Halili, si dhe agjentit të futbollistit, Elton Marini, është vendosur që nesër të bëhet edhe takimi i fundit, në mënyrë që të zyrtarizohet marrëveshja.

Partizani-Kukesi 2-0, Daja perballe Zeqirit

Në këtë periudhë Zeqiri ka qenë në Itali, ku është stërvitur pranë ekipit të Leçes. Mesfushori nuk do ta ketë shumë problem për të kapur formën përpara angazhimit në Ligën e Kampioneve.

Këtë herë më shumë se kurrë vlonjatin e josh fakti që Kukësi do të marrë pjesë në Ligën e Kampioneve. Zeqiri është një njohje e vjetër e trajnerit Ernest Gjoka dhe ky i fundit ua ka bërë të qartë drejtuesve, se pas largimeve të disa mesfushorëve, ekipit i duhen të paktën dy goditje.

Skenderbeu-Kukesi 2-0. Shkembi ne dyluftim me Zeqirin

Në qendër të mesfushës kanë mbetur si titullarë Musolli dhe Lena. Kësisoji, pas Zeqirit goditja tjetër e Kukësit mund të jetë Nuredin Orelesi. Burime të sigurta në klub treguan dje në mbrëmje se drejtuesit e Kukësit kanë nisur negociatat me nigerianin që është larguar nga Skënderbeu. Mbetet për t’u parë nëse mesfushori do të pranoj ofertën e kampionëve.

osmani skenderbeu kukesi orelesi predesku

SPANJOLLI

Ashtu siç kishte paralajmëruar “Panorama Sport” në numrin e djeshëm të gazetës, mbrojtësi spanjoll Alberto Serran Polo pritet të jetë goditja e madhe e Kukësit në merkaton e verës. 32-vjeçari që ka luajtur në Spanjë me Espanjolin, por edhe në Championship (liga e dytë angleze) me Suonsi Sitin, ka marrë dje në drekë konfirmimin nga klubi i Kukësit për biletën e ardhjes në Tiranë.

Alberto serran polo

Burime të sigurta në klubin kampion treguan për gazetën se lojtari mbërrin të hënën në Shqipëri për të zyrtarizuar marrëveshjen me Kukësin. Ai do të firmosë për 1 vit me të drejtë rinovimi edhe për një sezon tjetër.

Mësohet se mbrojtësi do të përfitojë afërsisht 60 mijë euro në vit. Spanjolli ka luajtur në Qipro në tri sezonet e fundit, me skuadra si AEK Larnaka, Anorthosis Famagusta dhe Doksa Katokopia.

Serran poli

Trajneri Ernest Gjoka e ka pëlqyer mbrojtësin dhe ka dhënë OK-in. Njeriu që ka bërë të mundur këtë transferim është menaxheri i njohur shqiptar, Kostandin Grillo. Alberto Serran Polo shihet si zëvendësuesi ideal i Albi Allës, duke formuar dyshen me Ylli Shametin në qendër të mbrojtjes.

Pasi të firmosë kontratën, lojtari do të bëjë prezantimin zyrtar të hënën. Afrimi i parë i Kukësit, në ditën e parë në Shqipëri, do të jetë i shoqëruar bashkë me familjen, në mënyrë që të shikojë edhe kushtet e akomodimit në kryeqytet, ku kampionët zhvillojnë stërvitjet.

SKERDILAID SULOZEQI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"