Kukësi bën prapaktheu, gati të falen Shkodra dhe Ethemi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 5, 2018 | 15:56

Kukësi bën prapaktheu, gati të falen Shkodra dhe Ethemi

Dy të dënuarit e Kukësit shohin dritë në fund të tunelit! Si Valon Ethemi e Donjet Shkodra duket se do të falen nga Kukësi. Dy mesfushorët kanë qenë mungesa të sigurta për trajnerin Cungu, të paralajmëruara. Ndërsa tani duket si situata për të do të ndryshojë.

Shkodra

Shkodra është dënuar nga klubi duke shkuar te Kukësi B, arsyeja është se lojtari nuk ka pranuar të ulë rrogën. Klubi i ka kërkuar të largohet, por pa një marrëveshje mesfushori nuk largohet vetë. Akoma nuk ka pasur asnjë zgjidhje, por nëse palët nuk zgjidhin kontratën sot, atëherë çdo gjë vështirësohet.

ethemi

Gjithsesi, me të pritet normalizimi i situatës, pasi klubit nuk i shkon dhe është në disfavorin e vet të mbajë një lojtar me aq potencial sa Shkodra, e të mos e përdorë, duke e paguar me 7 mijë euro në muaj. Për ta larguar nuk ia prish dot kontratën në mënyrë të njëanshme, pasi i duhet t’i paguajë mesfushorit rreth 100 mijë euro dëmshpërblim. Ndaj drejtuesit janë vënë në vështirësi, e do të përpiqen ta shesin lojtarin në merkaton e janarit, por deri atëherë ta përdorin në fushën e lojës. Valon Ethemi gjithashtu është penalizuar me dy ndeshje nga trajneri Cungu, për shkak se lojtari nuk shkoi një ditë në stërvitje para ndeshjes me Flamurtarin. Kjo gjë nuk i pëlqeu trajnerit, i cili nuk e ka falur 20- vjeçarin. Ethemi mbaroi dënimin, shleu dy ndeshjet pezullim, ndaj Flamurtarit e Tiranës, sakaq drejtuesit presin një falje prej tij, e çdo gjë kthehet si më parë. Ethemi ka edhe 2 vite kontratë me Kukësin.

auto_kukesi2-470x3131522158592

MERKATO – Kukësi është një nga klubet më aktivë në merkaton e verës ndër ekipet shqiptare. Shumë prej futbollistëve që Kukësi ka afruar mund të japin shumë apo mund të vlejnë shumë, por në ekipet që kanë milituar nuk kanë pasur hapësirën e nevojshme. Ndaj Kukësi i ka afruar për t’iu dhënë mundësinë që ata të shpërthejnë e të shiten në tregun europian. Të tillë janë Dino Shpehar, Uilliam Melo apo dhe Xhunior Rodriges, Rexhinaldo, Arbër Çyrbja, Ardian Cuculi, Shafik Torgudja, Edis Maliqi apo Omar Ture, ky i fundit i huazuar nga Juventusi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"