Kukësi bën moviolën e ndeshjes me Teutën, verilindorët kritika gjyqtarëve të takimit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 16, 2020 | 10:53

Kukësi bën moviolën e ndeshjes me Teutën, verilindorët kritika gjyqtarëve të takimit

Kukësi akuzon gjyqtarët e sfidës së djeshme të gjysëfinales së Kupës së Shqipërisë me Teutën teksa durrsakët arritën të përmbysnin takimin në pjesën e dytë duke siguruar biletën në finalen e Kupës së Shqipërisë.
109764299_10158563694884462_5645615984447361664_o
Klubi verilindor ka paraqitur raportine ndeshjes duke pretenduar se goli i parë i skuadrës së erdhi Martinit erdhi pasi Arbër Çyrbja shkaktoi faull ndaj Gëzim Krasniqit, ndërsa goli i avantazhit, shënuar nga Rustem Hoxha ishte i parregullt për verilindorët pasi qendërmbrojtësi durrsak ndodhej në pozicion jashtë loje.

RAPORTI I NDESHJES 

Skuadra jonë ka zhvilluar ndeshjen e kthimit në gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë, duke u mundur nga ekipi i Teutës me rezultatin 2-1 dhe njëkohësisht duke u eliminuar nga Kupa.

Ekipi ynë ka zhvilluar një ndeshje të mirë në stadiumin “Niko Dovana” duke goditur edhe shtyllën në pjesën e parë dhe duke kaluar në avantazh vetëm pak minuta pasi nisi pjesa e dytë. Krosimi i Mustës nga e majta shkoi në këmbët e Eduart Rrocës i cili me një goditje nga jashtë zone, e ka çuar topin në rrjetë duke kaluar ekipin tonë në epërsi në minutën e 49 të takimit.

Në minutën e 73, Çyrbja i rrëmben një top Krasniqit në mënyrë të parregullt megjithatë gjyqtari lejon lojën dhe ky aksion sjell edhe golin e barazimit. Vetëm pak minuta më vonë, Teuta kalon në avantazh me një gol të ardhur nga një pozicion jashtë loje por që gjithsesi për asistentin është pozicion i rregullt dhe nuk e anulon golin.

Skuadra jonë përqendrohet tashmë në kampionat, ku të dielën do të përballet me ekipin e Vllaznisë, ndeshje e vlefshme për Kategorinë Superiore, java 34. Ekipi ynë renditet në vendin e dytë në klasifikim me 4 pikë më pak se Tirana e vendit të parë dhe kanë mbetur për t’u zhvilluar edhe 3 ndeshje.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"