Postuar: Gusht 28, 2018 | 14:12
Kukësi bën gati goditjen e radhës, piketon ish-mesfushorin e Partizanit
Ish-mesfushori i Partizanit, Mentor Mazrekaj, është shumë pranë rikthimit në Kategorinë Superiore. Sipas “gazetasheshi.com”, 29-vjeçari nga Prishtina është kontaktuar nga Kukësi dhe pritet t’i bashkohet verilindorëve.
Mazrekaj së fundmi ishte pjesë e Prishtinës së Mirel Josës, por nuk luajtur për shkak të disa problemeve. Kategorisa Superiore është një njohje e vjetër e ish-mesfushorit të Partizanit, ndaj edhe Kukësi mund të jetë destinacioni i tij i radhës. Në ditët e ardhshme, pritet që marrëveshja të konkretizohet. Gjithçka do të varet nga trajneri Cungu, është ai që do të jap OK-in për këtë futbollist.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"