Kukësi B merr kreun, në Elbasan anësorët janë të fejuar

Panorama Sport | Gazeta me e shitur sportive ne vend

Postuar: Dhjetor 12, 2015 | 22:27

Kukësi B merr kreun, në Elbasan anësorët janë të fejuar

kukesi bJanë luajtur dje tri ndeshjet e radhës në Kategorinë e Tretë. Të tre takimet janë zhvilluar në qytete të ndryshme, në Kamzë, Elbasan dhe Bilisht.

Ndeshjet – Në sfidën e luajtur në Kamzë, Kukësi B ka fituar 2-1 ndaj Golemit dhe ka marrë kreun e Grupit A. Skuadra kuksiane ka marrë fitoren e 5-të radhazi. Në minutën e 14-të, janë golemasit që kalojnë në avantazh me anë të një 11-metërshi që kthehet në gol nga Muho. Megjithatë, në të 40-ën është kapiteni kuksian Thorrja që ekzekuton bukur një goditje dënimi nga rreth 17 metra dhe topi përfundon në rrjetë dhe barazon rezultatin.

Fraksioni i dytë ka qenë edhe më i bukur, nga të dyja skuadrat për të gjetur golin e fitores. Ai ka dalë nga sulmuesi më i mirë tek ekipi kuksian, Vasilis Vila, i cili, edhe pse në pozicion të prirët me portën, ka arritur të shënojë. Ndërkaq, në ndeshjen e dy ditëve më parë në Grupin A midis skuadrës së Drinit dhe Sportingut, në sajë të lojës së bukur të talentit Florian Vatoci, skuadra e Drnit arriti fitoren e parë në këtë kampionat. Ish-sulmuesi i Valbonës, Florian Vatoci, që rikthehet në fush- ën e blertë, pas dy muajsh dëmtimi bëhet protagonist në fitoren e parë të skuadrës së Drinit. “Jam shumë i lumtur për rikthimin në fushën e futbollit dhe golin dua t’ia dedikoj mikeshës sime Oli”. Në takimin e zhvilluar në Elbasan, Sopoti B dhe Spartaku janë ndarë në një barazim 1-1 midis tyre, me të dy golat që janë shënuar në fundin e takimit. Gjatë gjithë ndeshjes, loja ka qenë e qetë dhe pa shumë raste, por fillimisht Korriku në të 88-ën me goditje dënimi kaloi në avantazh Spartakun dhe dy minuta më pas ishte Koxha për Sopotin B që i barazoi shifrat në të njëjtën mënyrë. Interesantja në këtë ndeshje dhe një gjë e rrallë në botën e futbollit ishin dy anësorët Emigers Gançi dhe Mirjeta Salla, të cilët janë të fejuar. Në takimin e zhvilluar në Bilisht, Devolli fitoi me rezultatin e pastër 6-1. Dy gola u shënuan nga Bleta, 2 nga Fifo dhe një e shënoi Treni. /A.Dushku/ V.Mema/ Th.Çeva/

Kukësi B-Golemi 2-1
GOLAT: Thorja 40′, Vila 58’/ Muho 14′(p)
KUKËSI B: Mirashaj, Halilaj, Gjana, Xhixha, Vila, Grori (Selmani 60′), Thorja (Çengu 70′), Sinani (Qehaja 90+1′), Toçilla, Ademi, Gjuta. Trajner: E.Dalipi
GOLEMI: Veliu, Berberi (Murati 76′), Zëra (Lushkja 85′), Çodo, Bahja, Daci (Shahini 69′), Meta, Muho, Torra, Balliu, Singa. Trajner: J.Rakipi.
KARTONË TË VERDHË: Vila 55′, Xhixha 90′, Qehaja 90+2’/ Ademi 17′, Veliu 39′, Berberi 55′
GJYQTARË: R.Dobruna, F.Shkëmbi, A.Jaçe (Tiranë)
DELEGAT: A.Sheme (Tiranë)

Sopoti B-Spartaku 1-1
GOLAT: R.Koxha 90’/ Korriku 88′
SOPOTI B: Hysa, Tanushi, Seferi, Braho, Poçi, R.Koxha, Lezi, Goci (Gjypi 75′), Koçi (Qosja 70′), Alliu, Rreshka (J. Koxha 60′). Trajner: B.Kola
SPARTAKU: Murati, Marko, Cane, Shima, Klosi, Dahriu, Adili (Sejdini 70′), Korriku, Kaloshi, Dosti, Mustafa. Trajner: A.Vangjeli
GJYQTARË: D.Muça, E.Gançi, M.Salla (Elbasan)
DELEGAT: S.Hajro

Devolli-Turbina B 6-1
GOLAT: Bleta 5′, 75′, Fifo 7′, 80′, Treni 9′, Plepi 77’/ Omeri 13′
DEVOLLI: Mali, Çuko, Xhaholli, Braholli, Avxhi, Kambo, Pleshti, Nallbati, Fifo, Treni, Bleta. (U aktivizuan: Shkëmbi, Plepi, Ago). Trajner: K.Skoti
TURBINA B: Ishka, Tabaku, Sako, Kumrija, Qefa, Ago, Omeri, Shabani, E.Shabani, Shehu, Tafa (U aktivizuan: Hida, Latifi). Trajner: I.Cërriku
GJYQTAR: R.Paramoni
DELEGAT: R.Rapo (Korçë)






www.minuta90.com