Kukësi arrin të mbrojë tri pikët, dy golat në fund nuk i vijnë në ndihmë Teutës (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 16, 2017 | 14:11

Kukësi arrin të mbrojë tri pikët, dy golat në fund nuk i vijnë në ndihmë Teutës (VIDEO)

Ka përfunduar me shifrat 4-2 sfida mes Kukësit dhe Teutës. Pjesa e parë u mbyll me golat e Bakajt dhe Ethemit, ndërsa në të dytën ishte Alijev ai që shënoi edhe golin e tretë, pasi sapo u fut në fushë. Dy golat e Teutës me Hilën dhe Lenën, ngritën shpresat e durrsakëve për një pikë nga fusha veriore, por Alijev shënoi edhe të katërtin, për të vulosur sfidën.

ndesh

Kukësi mbetet në vendin e dytë, dhe shkon në kuotën e 13 pikëve, ndërsa për Teutën kjo është humbja e dytë radhazi, dhe mbetet në vendin e gjashtë me 7 pikë.

kukse

Komenti minutë pas minute

90+5’ Mbyllet takimi. Kukësi 4-2 Teuta.

94’ Alijev shënon të dytin, me portën e boshatisur, pas daljes së portierit.

89’ Lena shënon nga hyrja e zonës, ndaj ish-skuadrës së tij. Kukësi 3-2 Teuta

86’ Teuta shënon golin e parë me 11-metërsh. Hila nuk gabon nga pika e bardhë.

85’ Penallti për durrsakët për prekje të topit me dorë brenda zonës.

83’ Rrumbullaku kroson nga e majta për azerin Alijev i cili godet nga brenda zonës, topi devijohet nga mbrojtësi Hakaj i Teutës dhe përfundon në rrjetë.

 

75’ Dosti gjuan nga goditja e dënimit, por Koliçi pret duke u zgjatur.

67’ Godet Bilali, por portieri kuksianëve grushton.

64’ Ndëshkohet me të verdhë mbrojtësi Shkalla, pas një goditje ndaj Bakajt.

51’ Godet me të majtën Ethemi, por topi përfundon ngjitur me shtyllën.

47’ Koliçi prek topin me dorë jashtë zonës. Karton i verdhë për portierin.

46’ Nis pjesa e dytë.

45+1′ Mbyllet pjesa e parë. Kukësi 2-0 Teuta.

pjesa pare

47′ Bakaj godet shtyllën.

45′ 1 minutë shtesë

44’ Bilali godet fuqishëm nga hyrja e zonës, por Rrumbullaku devijon për në goditje këndi.

40’ Ndëshkohet me të verdhë Çyrbja pas protestave.

39’ Durrsakët pretendojnë për penallti pas rrëzimit në zonë të Çyrbjes, gjatë depërtimit të tij.

32’ Ethemi shënon të dytin për Kukësin, pas një goditje me kokë.

 

23’ Godet Imami me kokë, por Hakaj shpëton portën e durrsakve.

19’ Rrumbullaku jep një pasim të shkëlqyer nga krahu i majtë për Elis Bakajn, i cili pas një goditje fantastike në hyrje të zonës shënon golin e avantazhit.

16’ Kombinime të bukura të lojtarëve të Teutës tek zona e Kukësit, por goditja e fundit me kokë përfundon pak mbi kuadrat.

6’ Kërkotiç në një pozicion të mirë nga hyrja e zonës, godet por gjuajtja shumë e lehtë për Kastratin.

4’ Goditje e fortë e Rustem Hoxhës nga larg, por topi përfundon jashtë kuadratit.

1′ Nis ndeshja. Topin e parë e luajnë miqtë. 

 

Kukësi – Teuta | 4-2

Golat: Bakaj 19′, Ethemi 32′, Alijev 83′, 95′ / Hila(pen) 86′, Lena 89′

KV: Koliçi 46′, Bakaj 92′ / Çyrbja 40′, Shkalla 64′

Formacionet zyrtare

Kukësi: Koliçi, Hallaçi, Alla, Hoxha, Rrumbullaku, Bakaj, Kërkotiç, Ethemi, Imami, Kale, Guri, . Trajner: Mlladen Milinkoviç

Teuta: Kastrati, Oluasina, Shkalla, Hrkaç, Hakaj, Bilali, Hila, Lena, Dosti, Çyrbja, Latif. Trajner: Gugash Magani

Gjyqtar: Juxhin Xhaja

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"