Kukësi 60 milionë lekë nga biletat, por FSHF rëndon dorën për stadiumin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 22, 2020 | 23:59

Kukësi 60 milionë lekë nga biletat, por FSHF rëndon dorën për stadiumin

Kukësi shiti dje afërsisht 7600 bileta dhe, sipas llogarive paraprake, mendohet të ketë arkëtuar rreth 55-60 milionë lekë të vjetër. Një shifër e konsiderueshme për një klub që ka investuar shumë edhe këtë sezon dhe pjesën dërrmuese të ndeshjeve pritëse i luan me shumë pak tifozë, për shkak se stadiumi i Kukësit është në rikonstruksion.

tIRANA FESTA NDAJ KUKESIT

Ndërkohë, burime pranë FSHFsë bëjnë me dije se marrëveshjet mes klubeve që zhvillojnë ndeshjet në “Air Albania” kanë një kleçkë interesante. Kur shuma nga shitja e biletave e kalon vlerën e 40 milionë lekëve të vjetër, atëherë FSHF ka të drejtë të marrë 25 për qind të shumës.

Pra, fillimisht u tha që në këtë stadium do të luhen ndeshjet me çmime të ngjashme me ato të stadiumeve të tjera, më pas u sanksionua shuma prej 9 milionë lekësh dhe tani FSHF mund të marrë deri në 15 milionë lekë të vjetër (ose edhe më tepër, pasi varet nga shuma e arkëtuar), duke i rënduar jo pak klubet, që i shohin këto ndeshje si të vetmet burim të ardhurash.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"