“Kujtohet” Barcelona, kontakte për rinovimin e kontratës me futbollistin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 16, 2018 | 15:09

“Kujtohet” Barcelona, kontakte për rinovimin e kontratës me futbollistin

Mbrojtësi i Barcelonës, Hordi Alba, ka  nisur kontaktet me klubin e tij për rinovimin e kontratës. Kampionët e La Ligës janë vonuar shumë në këtë drejtim, pasi për herë të fundit marrëveshja me mbrojtësin e majtë është parë në 2015-tën dhe ajo skadon në 2020.

jordi-alba-r

Menaxheri i përgjithshëm i klubit katalanas Pep Segura ka njoftuar se do të nis kontaktet me menaxherin e futbollisit. Alba ka qenë një nga lojtarët më stabël në formacionin e Barcelonës. Ai së fundmi fitoi një ftesë nga Luis Enrike me Spanjën pas trajneri nuk e kishte ftuar në takimet e fundit. 29-vjeçari ka mbërritur te katalanasit nga Valencia në vitin 2012.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"