“Kujdes me Orikun”, Kumbarçe apel ekipit: Edhe Flamurtari vuajti me ta

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 9, 2023 | 10:50

“Kujdes me Orikun”, Kumbarçe apel ekipit: Edhe Flamurtari vuajti me ta

Korabi është duke u dhënë dorën e fundit përgatitjeve për javën e 22-të. Presin Orikun dhe në shtëpi llogaritë e dibranëve njihen tashmë. Edhe pse nuk kanë më shanse për t’u ngjitur direkt në Kategorinë Superiore, rrugët nuk janë mbyllur që të gjitha. Ata shpresojnë që me anë të “play off”-it të realizojnë ëndrrën 6-vjeçare.

Kumbarce

Shpend Kumbarçe është optimist para këtij 90-minutëshi. Gjatë një deklarate të dhënë për “Panorama Sport”, trajneri flet edhe për objektivin e shumëdëshiruar.

“E kemi lënë pas humbjen me Dinamon dhe gjatë gjithë javës kemi punuar për Orikun. Kundërshtari ka një ekip që duhet vlerësuar në maksimum, pasi edhe Flamurtari e pati të vështirë të fitonte me ta. Me këtë dua të them se e kemi marrë shumë seriozisht. Kam punuar si në aspektin teknik dhe atë fizik, pasi nëpërmjet ‘play off’-it mund të ngjitemi në elitë. Të dielën do të futemi në fushë vetëm për fitore”, thotë Kumbarçe.

FATMIR ZHUZHI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"