“Kujdes, klubet do ju ofrojnë kontrata nën tavolinë”, sindikata e futbollistëve paralajmëron lojtarët shqiptarë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 17, 2020 | 11:34

“Kujdes, klubet do ju ofrojnë kontrata nën tavolinë”, sindikata e futbollistëve paralajmëron lojtarët shqiptarë

Sindikata e Futbollistëve Profesionistë Shqiptarë u ka bërë thirrje lojtarëve të futbollit vendas të tregohen të kujdesshëm kur të vendosin për të ardhmen e tyre.
sindikataaaa
Nëpërmjet një komunikate për shtyp, SFPSH-ja i paralajmëron lojtarët që të ndjekin me kujdes hapat e firmosjes së kontratave në muajt e ardhshëm, pasi ekziston rreziku që klubet të ofrojnë marrëveshje informale (poshtë tavolinës).

Për këtë situatë, Sindikata bën me dije se do të vendosë në dijeni dhe Sindikatën Botërore të Futbollistëve Profesionistë (FIFPro).

DEKLARTA E SINDIKATËS SË FUTBOLLISTËVE PROFESIONISTË SHQIPTARË:

Sindikata e Futbollisteve Profesioniste Shqiptare i kerkon cdo futbollisti te kategorise superiore dhe kategorise se pare, te cilet per shkak te veshtersive ekonomike qe kane kaluar klubet e tyre, nuk kane marre pagat e plota sipas kontratave qe ata kane nenshkruar me klubet e tyre.
Sic jeni ne dijeni FIFA n.p.m FIFPRO (Sindikata boterore e Futbollisteve Profesioniste) po ndihmon futbollistet ne te gjithe boten per te kaluar kete situate te veshtire.
Per situaten e veshtire ne te cilen ndodhen edhe futbollistet Shqiptare ne duhet te bejme me dije edhe FIFPRO-n.
Gjithashtu duke qene se ne muajt ne vazhdim do te filloj sezoni i transferimeve te Futbollisteve, ju bejme thirrje te jeni mjaft te kujdesshem ne kontratat e punes qe nenshkruani me klubet e futbollit.
Ne mungese te kontrates kolektive eshte kjo kontrate individuale e cila do te percaktoj te drejtat dhe detyrimet qe do te keni me klubin e futbollit qe do te nenshkruani.
Eshte kjo kontrate, dhe asnje tjeter e cila do t’ju ofrohet (poshte tavolies), dokumenti ligjor te cilit do ti referohen te gjitha instacant e FSHF ne rast konflikti.
Per kete arsyje ju rekomandojme qe pervec anes financiare kontraten ta konsultoni edhe me avokatet tuaj.
Ne mungese te tyre eshte Sindikata e cila do te jape gjithe ndihmen e saj ne mbrojtje te te drejtave te futbollisteve.


PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"