Kujdes FSHF! Gjermania kërkon të na “vjedhë” talentin e Kombëtares U-19

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 23, 2017 | 23:07

Kujdes FSHF! Gjermania kërkon të na “vjedhë” talentin e Kombëtares U-19

Talentet shqiptarë vazhdojnë të tërheqin vëmendjen e shteteve të tjera të mëdha dhe tashmë është Gjermania e cila i ka ngulur sytë një futbollisti i cili ka veshur së fundmi fanellën kuqezi të përfaqësueses U-19.

shqiperia u19

Sipas mediave gjermane, talenti shqiptar i akademisë së Bajern Mynih, Progon Maloku, po monitorohet jo vetëm nga klube të njohura në Europë, por edhe nga vetë skautët e përfaqësueses gjermane. “Merkur” raporton se për futbollistin e talentuar 17-vjeçar, ka interes konkret nga Federata Gjermane dhe mban gjallë shpresën se mund ta bindë që të zgjedhë këtë përfaqësuese në të ardhmen.

progon maloku bajern

Maloku është grumbulluar në fund të muajit shkurt me përfaqësuesen shqiptare U-19 të drejtuar nga Erjon Bogdani dhe mori pjesë me të në turneun “Roma Caput Mundi” që u fitua nga kuqezinjtë e vegjël. Maloku ishte autor i golit të dytë në fitoren 2-0 ndaj kolegjeve të Anglisë në fazën në grupe të turneut.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"