Mrekulli historike e Andorrës, Suedia mposht Francën me një supergol në fund (Video)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 9, 2017 | 23:07

Mrekulli historike e Andorrës, Suedia mposht Francën me një supergol në fund (Video)

Janë luajtur mbrëmjen e sotme 9 takimet e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës në grupet A, B dhe H.

Andorra

Surpriza padyshim është fitorja historike e Andorrës kundër Hungarisë me rezultatin 1-0. Hera e fundit që kjo kombëtare kishte fituar një ndeshje zyrtare ishte viti 2004 kundër Maqedonisë.

U duk sikur takimi midis Suedisë dhe Francës do të përfundonte në barazim 1-1, por një supergol nga mesi i fushës i Ola Toivone në minutën e 93 i ka dhënë tre pikë të arta Suedisë duke e komplikuar disi situatën në grupin A. Më poshtë i’u njohim me të gjitha rezultatet e sfidave të tjera si dhe renditjen në të tre grupet.

Të gjitha rezultatet: 

GRUPI A

Bjellorusi-Bullgari 2-1

Hollandë-Luksemburg 5-0

Suedi-Francë 2-1

Grupi A

GRUPI B

Andorra-Hungari 1-0

Ishujt Faroe – Zvicër 0-2

Letoni – Portugali 0-3

Grupi B s

GRUPI H

Bosnjë – Greqi 0-0

Estoni – Belgjikë 0-2

Gjibraltar – Qipro 1-2

Grupi H

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"