Kualifikueset e Kupës së Botës / Maqedonia ndal Italinë, Finlanda i rrezikon kualifikimin Kroacisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 7, 2017 | 0:15

Kualifikueset e Kupës së Botës / Maqedonia ndal Italinë, Finlanda i rrezikon kualifikimin Kroacisë

U luajtën sot ndeshjet kualifikuese të Kupës së Botës “Rusi 2018” në 3 grupe, ato D, G, dhe I. Serbia u mposht 3-2 në Austri, ndërkohë që Uellsi fitoi 0-1 në Gjeorgji. Irlanda mposhti 2-0 Moldavinë dhe në këtë mënyrë Grupi D mbetet ende i hapur. Serbia duket më e sigurt drejt kualifikimit pasi pret në shtëpi Gjeorgjinë, ndërsa Uellsi ka një ndeshje direkte ndaj Irlandës në Kardif.

Soccer Football - 2018 World Cup Qualifications - Europe - Italy vs FYR Macedonia - Olimpico di Torino, Turin, Italy - October 6, 2017 Macedonia players celebrate after the match REUTERS/Max Rossi

Në Grupin G surprizën e bëri Maqedonia që i mori një barazim 1-1 në transfertë Italisë. Goli i Kielinit në minutën e 40 u neutralizua nga Trajkovski në minutën e 77. Spanja mundi 3-0 Shqipërinë, ndërkohë që Izraeli fitoi 0-1 në Lihtenshtejn.

Në Grupin I surpriza më e madhe u bë nga Finlanda e cila barazoi Kroacinë në minutën e 90 të ndeshjes së luajtur në Zagreb. Barazimi 1-1 vë në rrezik kualifikimin e Kroacisë për në Kupën e Botës, pasi ndeshjen e fundit e luajnë në transfertë ndaj Ukrainës që mposhti Kosovën 0-2.

Islanda mori një fitore të madhe 0-3 në Turqi dhe mori kreun e grupit. Në ndeshjen e fundit Islanda pret Kosovën, ndaj kualifikimi në Botëror duket i sigurt, ndërsa Ukraina dhe Kroacia do të diskutojnë një vend në “play-off”.

grupi d

grupi g

grupi i

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"