Kualifikueset e Kupës së Botës/ Holanda thuajse e eliminuar, duhet të mposhtë Suedinë 7-0 (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 7, 2017 | 22:57

Kualifikueset e Kupës së Botës/ Holanda thuajse e eliminuar, duhet të mposhtë Suedinë 7-0 (VIDEO)

Holanda ëshë thuajse jashtë Kupës së Botës “Rusi 2018” duke dështuar për herë të dytë radhazi pas mungesës në Kampionatin Europian “Francë 2016”. “Tulipanët” fituan 1-3 në Bjellorusi, por fitorja 8-0 e Suedisë ndaj Luksemburgut bën që në ndeshjen direkte, e cila do të luhet në Amsterdam pas 3 ditësh, të besuarive të Dik Advokat t’u duhet të fitojnë me 7 gola diferencë për të zënë një vend në “play-off”.

holanda

Franca mposhti 0-1 Bullgarinë dhe mbajti vendin e parë të cilin do ta sigurojë nëse mposht në ndeshjen e fundit në shtëpi Bjellorusinë.

Portugalia fitoi 0-2 në Andorrë, ndërkohë që Zvicra mposhti 5-2 Hungarinë. Në këtë grup gjithçka do të vendoset në ndeshjen e fundit direkte mes tyre që do të luhet në Portugali. Skuadrës së Kristiano Ronaldos i duhet vetëm fitorja për t’u kualifikuar direkt, në rast të kundërt do kalojë Zvicra dhe portugezët do të luajnë në “play-off”.

Greqia fitoi 1-2 në Qipro dhe mori vendin e dytë në grup duke parakaluar Bosnjën. Në sfidën e fundit kombëtarja helene do të presë modestët e Gjibraltarit. Aktualisht, Greqia renditet në vendin e dytë dhe “play-off”-i duket tashmë i siguruar.

Më herët, Bosnjë-Hercegovina dhe Belgjika kanë dhuruar një ndeshje të çmendur në Sarajevë, e vlefshme për Grupin H të kualifikueseve të Kupës së Botës “Rusi 2018”. Miqtë edhe pse e kanë siguruar kualifikimin, nuk falën aspak duke fituar me shifrat 3-4 një takim që dhuroi vetëm spektakël.

bosnja belgjika

GRUPI A

Bullgari – Francë 0-1
Matuidi 3′

Bjellorusi – Holandë 1-3
Volodjko 55′ / Proper 25′, Roben 84′ (11-m), Depaj 90+3′

Suedi – Luksemburg 8-0
Granqvist 10′ (11-m), 67′ (11-m), Berg 18′, 37′, 54′, 71′, Lustig 60′, Toivonen 76′

grupi a

GRUPI B

Zvicër – Hungari 5-2
Xhaka 18′, Frei 20′, Zuber 44′, 49′, Lishtajner 83′ / Guzmiks 59′, Ugrai 89′

Andorrë – Portugali 0-2
Ronaldo 63′, Andre Silva 86′

Ishujt Faroe – Letoni 0-0

grupi b

GRUPI H

LIVE | Qipro – Greqi 1-2
Sotiriou 18′ / Mitroglu 24′, Tziolis 26′

Bosnjë dhe Hercegovinë – Belgjikë 3-4
Medunjanin 30′, Visça 39′, Dumiç 82′ / Meunier 4′, Batshuaji 59′, Vertonghen 69′, Karrasko 84′

Gjibraltar – Estoni 0-6
Luts 10′, Kait 30′, Zenjov 38′, Tam 52′, 66′, 77′

grupi h

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"