Kualifikueset e Kupës së Botës/ Gol në minutën e 94-t, Gjermania dhe Anglia sigurojnë biletat ruse (Video)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 5, 2017 | 22:43

Kualifikueset e Kupës së Botës/ Gol në minutën e 94-t, Gjermania dhe Anglia sigurojnë biletat ruse (Video)

U luajtën mbrëmjen e sotme 9 takimet e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës. Gjermani e Joakim Lëvit mposhti në transfertë Irlandën e Veriut me rezultatin 1-3 në përballjen direkte të Grupit C. Me fitoren e sotme “panzerat” gjermanë siguruan matematikisht biletën për në Rusi 2018, duke u konfirmuar si një skuadër pretendente për të fituar trofeun më të rëndësishëm të planetit.

Gjermania

“Tre luanët” e Anglisë janë përfaqësuesja tjetër që ka siguruar pjesëmarrjen në Kupën e Botës, falë fitores 1-0 në minutat e fundit ndaj Sllovenisë. Goli për britanikët u shënua nga kapiteni i ri, Herry Kejn.

wewew

 

Fitore me goleadë në mbrëmjen e sotme për Poloninë dhe Norvegjinë. Skuadra e Levandovskit mposhtën në transfertë Armeninë me rezultatin 1-6, ndërsa Norvegjia, shpartalloi modestët e San Marinos me rezultatin 0-8.

Polonia 2017

Më poshtë ju njohim me rezultatet e të gjitha sfidave të luajtura sot:

Grupi F

Angli-Slloveni 1-0

 

Maltë-Lituani 1-1

Skoci-Sllovaki 1-0

Grupi E

Mal i Zi-Danimark 0-1

Armeni-Poloni 1-6

Rumani-Kazakistan 3-1

Grupi C

Irlandë e Veriut-Gjermani 1-3

San Marino-Norvegji 0-8

Azerbajxhan-Çeki 1-2

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"