Kualifikueset e Europianit U-16, Shqipëria merr fitoren e dytë duke mposhtur San Marinon

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 28, 2017 | 15:44

Kualifikueset e Europianit U-16, Shqipëria merr fitoren e dytë duke mposhtur San Marinon

Kuqezinjtë e U16-ës në basketboll për djem, kanë marrë një tjetër fitore të rëndësishme në eliminatoret e kampionatit europian, Divizioni C, Grupi B që po mbahen në Andorra. Ndonëse me “dorë në zemër” deri në sekondat e fundit, përfaqësuesja e drejtuar nga trajneri Erkand Karaj, ka arsye legjitime të festojë me meritë për herë të dytë në këtë edicion, 66-63 kundër San Marinos.

kombetarja u16 shqiperi basketboll

Fenomenal ka qenë për Shqipërinë Giseld Ndreca, i cili kontribuoi në këtë triumf me 20 pikë të realizuara, 14 topa në tabelë dhe 2 asiste. Perioda e parë luhet mes ekuilibrit ku ka një seri rokadash në përmbysje. Një minutë nga fundi i periodës, San Marino udhëheq 14-10, por dy kosha radhazi, që mbajtën firmën e të riut Muhametaj, barazuan shifrat 14-14, të cilat nuk ndryshuan në sinjalizimin final të kryesorit qipriot Demetruiou.

shqiperi san marino basketboll u16

Është po ky lojtar që i jep epërsinë e përkohshme kuqezinjve në startin e periodës së dytë 18- 14. Minutat në vazhdim luhen mes rivalitetit nga të dyja kampet. Dy gjuajtje të lira të Ndrecës barazojnë rezultatin në 30-30. Në dy sulmet e fundit të kësaj pjese loje, janë tanët efektivë, përkatësisht me Hanellin e Ndrecës për dy pikë që i japin sërish kryesimin shqiptarëve duke e mbyllur periodën me fitoren 20-19.

Edhe perioda e tretë shkon pikë më pikë 39-37, 46-45, për t’u mbyllur sërish në favor të të besuarve të teknikut Karaj, 53-47. Sakaq perioda e fundit e ndeshjes ka qenë dramatike. Shqipëria administron avantazhin 60-54, 64-56, 64-60. Kur luhej edhe një minutë e 34 sekonda, Nikolini është i saktë për tri pikë dhe San Marino rihap ndeshjen me vetëm 1 pikë 64-63.

basket u16

Tekniku Karaj kërkon “time out” për të dhënë edhe këshillat e fundit për të tijtë, që të mbrojnë me çdo kusht rezultatin në favor. Skendaj i jep frymëmarrje shqiptarëve me koshin e shënuar 37 sekonda nga epilogu, i cili vulosi edhe suksesin e dytë në Europian.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"