Kualifikueset e “Euro 2021”, short brutal për kombëtaren e femrave. “Peshkojmë”… Serbinë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 24, 2019 | 23:17

Kualifikueset e “Euro 2021”, short brutal për kombëtaren e femrave. “Peshkojmë”… Serbinë

Pas “parakalimit” të një morie kombëtaresh moshash në këtë verë, basketbolli shqiptar tashmë do të nxjerrë në vitrinë përfaqësueset A të tyre, ku nga dje janë zbardhur edhe kalendarët, qoftë për femrat ashtu sikurse për meshkujt, për sa u përket kualifikueseve për Euoropianin 2021.

lii-770x470

ME SERBINË – Për sa i përket Kombëtares së femrave, goglat kanë qenë thjesht brutale. Duke mos harruar paraqitjet e dobëta të bëra së fundmi në arenën ndërkombëtare, ku kemi pësuar humbje edhe me më shumë sesa 100 pikë diferencë, shorti i djeshëm ka vendosur që në një grup me Shqipërinë do të jenë gjithashtu Lituania, Turqia dhe Serbia, me këta të fundit që kujtojmë se u renditën në vendin e tretë, në Eu ropianin e fundit.

Nëse kthejmë kokën pas, jo vetëm që nuk shohim shpresa për ndonjë mrekulli të mundshme, por do të mjaftoheshim thjesht sikur të shmangnim figurën e shëmtuar që kemi bërë në edicionin e fundit. Dy vite më parë përbën lajm, fatkeqësisht negativ, disfata me 113 pikë ndaj Rusisë (35-148); humbja me 112 pikë ndaj Hungarisë (27-139), në Tiranë.

fgfhf

Me rivalen tjetër, Lituaninë, jemi ndeshur dy herë në kualifikueset e fundit, ndërsa jemi mposhtur në Tiranë 61-119 dhe në transfertë 58- 146. Duke mbetur te precedentët, me Serbinë nuk kemi pasur një ndeshje në bilanc (me ish-Jugosllavinë po: më 1988 në Kampionatin Ballkanik mundeshim 60-115).

Me Turqinë numërojmë tri ndeshje, ndërsa kemi fituar në Lojërat Mesdhetare të Latakias në vitin 1987 (88- 52), ndërsa pas një viti do të na mundte në kualifikueset e Europianit 1991, 71-77, si dhe në Lojërat Mesdhetare të Peskarës më 2009-ën, 60-89. Parë kështu, kualifikueset e kampionatit europian 2021 do të jenë dërrmuese. Kjo, edhe për shkak të nivelit modest që ka në përgjithësi basketbolli i vajzave në vendin tonë.

MESHKUJT – Ndërkohë, për sa u përket meshkujve, Shqipëria mund të ketë shanse që të jetë pjesë e Grupit C eliminator (Çeki, Belgjikë e Lituani), por vetëm nëse kalon dy sfidat “play-off” përballë Bjellorusisë dhe Danimarkës në fillim të muajit gusht.

Kombëtarja e meshkujve, e cila drejtohet nga trajneri Afrim Bilali, ka një javë që është grumbulluar dhe po vazhdon përgatitjet për të kolauduar grupin. Ndoshta, shumë me vlerë do të jenë dy miqësoret që janë parashikuar të bëhen të shtunën dhe të dielën, përballë përfaqësueses së Kosovës për të kuptuar më qartë se cila është gjendja reale e “bandës” kuqezi të Bilalit.

JETON STAMOLLA – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"