Kualifikueset e Botërorit të femrave/ Shqipëria dhe Kosova ndajnë nga një pikë në “Elbasan Arena”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 16, 2021 | 21:07

Kualifikueset e Botërorit të femrave/ Shqipëria dhe Kosova ndajnë nga një pikë në “Elbasan Arena”

Kombëtarja e femrave ka barazuar 1-1 me Kosovën në sfidën e vlefshme për kualifikueset e Botërorit për femra.

shqiperia femra@

Femrat kuqezi kaluan të parat në avantazh në fundin e pjesës së parë me anë të sulmueses Megi Doçi. Futbollistja e Vllaznisë ekzekutoi saktë një 11-metërsh duke dërguar në avantazh Shqipërinë në pushimin e pjesës së parë.

shqipëria femra

Por Kosova reagoi në pjesën e dytë duke barazuar shifrat me Limanin, e cila shfrytëzoi saktësisht një pasim të Mehmetit. Shqipëria dhe Kosova ndajnë nga një pikë në një grup të vështirë ku bëjnë pjesë dhe Polonia, Belgjika, Norvegjia e Armenia.

megi doci

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"