KUALIFIKUESET E BOTËRORIT / Holanda pret biletën e fundit direkte, Haland mbetet jashtë (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 16, 2021 | 22:40

KUALIFIKUESET E BOTËRORIT / Holanda pret biletën e fundit direkte, Haland mbetet jashtë (VIDEO)

Holanda ka qenë sot skuadra e fundit nga zona e Europës që ka siguruar biletën direkte për në Botërorin 2022, duke u bërë pjesë e 10 skuadrave që fituan grupet përkatëse. Skuadra e Van Gal ka vuajtur për të gjetur golin, por në fund ka zgjidhur ndeshjen me Norvegjinë me një sukses 2-0 që i garantoi pjesëmarrjen në Katar 2022.

FIFA-World-Cup-2022-Qualifiers-Europe1-e1616708450392

Golat e Bergvajn dhe Depaj në fund të sfidës siguruan këtë triumf ndaj norvegjezëve të cilët pa Haland në muajt e fundit janë shfaqur shumë të brishtë në sulm dhe sot nuk rrezikuan thuajse asnjëherë katërkëndorin holandez. Kështu, ata mbyllën grupin në vendin e tretë, duke u kaluar edhe nga Turqia e nuk do të marrin pjesë as në play-off.

Sa u përket grupeve të tjera, fitorja e Francës ndaj Finlandës i dha mundësinë Ukrainës që të blindonte vendin e dytë në grupin e saj. Kurse në grupin E, Belgjikën e kualifikuar direkt, e ndjekin në play-off si Uellsi, ashtu edhe Republika Çeke, pasi kjo e fundit preu biletën si e kualifikuar nga Liga e Kombeve.

REZULTATET

GRUPI D

BOSNJË HERCEGOVINË- UKRAINË 0-2
59′ Zinçenko, 79′ Dovbik

FINLANDË- FRANCË 0-2
67′ Benzema, 76′ Mbape

llllllll

GRUPI E

REPUBLIKË ÇEKE- ESTONI 2-0
59′ Brabec, 85′ Sikora

UELLS- BELGJIKË 1-1
32′ Mor/ 12′ De Bryjn

sdsdsds

GRUPI G

HOLANDË-NORVEGJI 2-0
84′ Bergvajn, 90’+1′ Depaj


MALI I ZI- TURQI 1-2
4′ Beqiraj/ 22′ Aktukoglu, 69′ Kokçu

GJIBRALTAR- LETONI 1-3
7′ Uollker/ 25′ Gutkovskis, 55′ Uldrikis, 75′ Krollis

sdsdsd

FORMACIONET 

GRUPI D

BOSNJË HERCEGOVINË- UKRAINË

ukraina d

FINLANDË- FRANCË

franca d

GRUPI E

REPUBLIKË ÇEKE- ESTONI

celi e

UELLS- BELGJIKË

belgjika e

GRUPI G

HOLANDË-NORVEGJI

holland g

MALI I ZI- TURQI

turqi g

GJIBRALTAR- LETONI

gjiblartar g

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"