Kualifikohet Kukësi, barazon 0-0 ndaj Torpedo Zhodinos dhe kalon në turin e dytë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 9, 2015 | 22:10

Kualifikohet Kukësi, barazon 0-0 ndaj Torpedo Zhodinos dhe kalon në turin e dytë

kukesiiiiiTorpedo – Kukësi 0-0
Golat:
Ska
Formacionet zyrtare
Torpedo Zodino: Chesnovskiy, Pankovets, Melnyk, Datsenko, Burko, Selyava, Maksymov, Serdyuk, Vaskov, Yatskevich, Hleb
Kukësi: Stazhilla, Hallaçi, Malota, Muça, Mici, Xheferson, Karioka, Shameti, Flores Bonfim, Pejiç, Moreira Santos, Pejiç
Gjyqtar: Sergiu Derenov (Moldavi)
Asistentë: Vitalli Gorbatov, Oleg Molceanov, Piotr Stoianov

 

Kukësi në turin e dytë. Skuadra e drejtuar nga Marcelo Troisi ka arritur kualifikimin ndaj Topredo Zhodinos pasi barazoi në ndeshjen e kthimit të luajtir në Bjellorusi. Ndeshja ka përfunduar me rrjeta të paprekura dhe arrin kështu një kualifikim për në turin tjetër ku do të përballet me një mes Mladës ose Neftçi Baku.

Pjesa e parë Ndeshja nis me një ritëm të kënaqshëm për të dyja ekipet. Kukësi mendon më shumë për t’u mbrojtur dhe fillimisht e pret kundërshtarin. Torpedo sulmon por ndesh rezistencën e mbrojtësave kuksianë të cilët nuk lenë asnjë hapsirë. Përveçse mbron me fanatizëm, ekipi shqiptar del përpara rezikshëm me kundërsulme ku Flores dhe Karioka nga krahët janë rrezik konstant për mbrojtjen kundërshtare. Me raste nga të dyja ekipet, 45 minutat e para mbyllen në barazim 0-0.

Pjesa e dytë Fraksioni i dytë ishte më i luftuar dhe me më shumë raste nga të dyja skuadrat. Kukësi arrin të bllokojë me sukses cdo aksion të kundërshtarit por njëkohësisht del mjaft mirë me kundërsulme. Verilindorët kishin shansin ideal në minutën e 75-të të mbyllnin gjithçka por Pejiç gaboi nga pika e bardhë. Kombinime perfekte mes Pejiç dhe Biringuetës, dhe ky i fundit pengohet në mënyrë të parregullt brenda zonës. Për arbitrin ka penallti. Goditjen nga pika e bardhë e merr përsipër Pejiç, por gabon duke e gjuajtur topin lehtë në krahun e djathtë të portierit dhe ky i fundit arriti ta devijojë. Pas penalltisë së humbur, kuksianët pësojnë një goditje psikologjikë dhe i lënë shumë hapësira kundërshtarit. Dy momente të pastra për Topredon në minutën e 85-të, fillimisht Stazhilla shpëton portën nga një gol i sigurt dhe në rastin e dytë traversa ndihmon Kukësin.  Në fund gjithçka mbyllet 0-0 dhe Kukësi arrin kështu kualifikimin për në turin e dytë të Europa League.

MINUTAT:

90′ Sinjalizohen 3 minuta shtesë
86′
Largohet Xheferson,  në fushë Musolli, braziliani ndëshkohet me karton të verdhë pasi vonoi lojën
83′
Dy momente të pastra për Topredon, fillimisht Stazhilla shpëton portën nga një gol i siguirt dhe në rastin e dytë traversa ndihmon Kukësin 
82′
Gabim i Kukësit dhe Hleb për pak nuk përfiton, ndërhyn Stazhilla duke larguar rrezikun
78′
Rast ideal për Torpedos, krosim nga e djathta dhe Platonov godet me kokë por topi devijohet nga Stazhilla dhe më pas përplaset në shtyllë, ndërhyjnë menjëherë mbrojtësit për të larguar rrezikun
76′
Krosim i gjatë nga krahu i majtë për Torpedon dhe Serdyuk për pak sa nuk përfiton për ta shtyrë topin drejt rrjetës
75′
Goditjen nga pika e bardhë e merr përsipër Pejiç, por gabon duke e gjuajtur topin lehtë në krahun e djathtë të portierit dhe ky i fundit arriti ta devijojë
74′
Kombinime perfekte mes Pejiç dhe Biringuetës, dhe ky i fundit pengohet në mënyrë të parregullt brenda zonës. Për arbitrin ka penallti
71′
Xheferson provon nga distanca për Kukësin por gjuajtja e tij është e dobët dhe pa rrezik
69′
Zvëndësimi i dytë në radhët e kukësit, largohet Morreira, në fushë Biringueta
66′
Kukësi i kthyer mbrapa administron rezultatin dhe mundohet të rikuperojë minuta të vlefshme
62′ 
Gledi Mici shkakon falull në krahun e majtë të zonës së tij dhe ndëshkohet me karton të verdhë
60′
Mundësi e mirë për Kukësin, Karioka depërton bukur nga e majta dhe futet brenda zonës, provon me një gjysëm gjuajtje që më shumë dukej si pasim për Pejiç, por kroati nuk arrin dot për ta shtyrë topin drejt rrjetës
59′
Zvëndësim edhe te Torpedo, largohet nga fusha Yatskevich dhe futet  Platonov
56′
Zvëndësim te Kukësi, largohet Shameti, në fushë Edon Hasani
52′
Kombinime fantastike të lojtarëve bjellorus në zonën e Kukësit, por ndërhyn në momentin e fundit Muça duke larguar rrezikun
50′
Veprim fantastik i Flores në mesfushë por ndalohet në mënyrë të parregullt, karton i verdhë për lojtarin bjellorus
48′
 Serdyuk provon me një goditje nga distanca por topi kalon shumë metra larg portës
46′
Kukësi e nis menjëherë në sulm, Karioka kroson drejt zonës nga e djathtta por Pejiç nuk arrin në kohë ta shtyjë topin drejt rrjetës

45′ Sinjalizohet 1 minutë shtesë
44′
Karioka driblon bukur një mbrojtës në krahun e djathtë dhe kroson drejt zonës, aty përpiqet Flores me kokë por topi është shumë i lartë dhe braziliani nuk arrin ta devijojë drejt portës 
41′
Maksimov për Torpedon tenton të depërtojë brenda zonës por Malota ia largon topin nga këmbët duke shmangur rrezikun
38′
Krosim nga e majta dhe Yatskevich provon me kokë për Topredon por goditja e tij përfundon jashtë
37′
Kukësi rikuperon një një top dhe niset në kundërsulm, Xheferson provon pasimin për Pejiç por bllokohet nga mbrojtësit e Torpedos
35′ Torpedo ushtron presion duke sulmuar vazhdimit, por Kukësi mbron me fanatizëm
30
‘ Flores tregon aftësi mjaft të mira në mesfushë por pengohet në mënyrë të parregullt nga lojtarët e Torpedos
25′
Morreria nis një aksion mjaft të bukur personal por pengohet në afërsi të zonës dhe ka faull. Goditja e dënimit nuk solli asgjë për Kukësin pasi ishte totalisht e gabuar
23′
Kombinime perfekte mes Pejiç dhe Flores në afërsi të zonës dhe braziliani godet por topi kalon shumë metra mbi traun e portës
15′
Vaskov provon për Torpedon nga distanca por asnjë shqetësim për Stazhillën
13′
Ka probleme për Ylli Shametin, lojtari merr ndihmën e stafit mjeksor
11′
Tjetër mundësi për Kukësin, Karioka provon me një gjuajtje dhe portieri nuk e kontrollon dot topin, aty përfiton Pejiç që tenton ta shtyjë topin në rrjetë por bllokohet në momentin e fundit
10′
Kundërsulm i shpejtë i Kukësit, Mici rikuperon një top në mesfushë dhe dalin përpara, topi shkon te Pejiç që i afrohet zonës dhe godet me të djathtën por topi kalon shumë pranë shtyllës
08′
Mundësi e mirë për bjellorusët, por shpëton mjaft mirë porta e Stazhillës
03′
Kukësi i tërhequr i gjithi mbrapa, verilindorët mbyllin hapësirat
01′
Ka nisur ndeshja me topin e parë të luajtur nga Torpedo

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"