Kualifikimi në Kupën e Italisë, kapiteni Romanjoli krenar për Milanin: Tani e ka radhën Juvja

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 29, 2020 | 14:39

Kualifikimi në Kupën e Italisë, kapiteni Romanjoli krenar për Milanin: Tani e ka radhën Juvja

Alesio Romanjoli është lumturuar pas atij kualifikimi dramatik kundër Torinos dhe tani i lëshon sfidë Juventusit për gjysmëfinalet e Kupës së Italisë. 

Teo Romanjoli

“Ishte një ndeshje e vështirë dhe mendoj se kualifikimi ishte tej mase i rëndësishëm për ne. E nisëm mirë ndeshjen dhe atëherë kur u bindëm se po dominonim, pësuam një gol të evitueshëm. Më pas pësuam edhe golin e dytë dhe gjithçka u bë më e vështirë, por qëndruam të bashkuar dhe mundëm që të barazonim në shtesë. Ishte shumë e rëndësishme të mos eliminoheshim dhe pas golit të shtesës isha i bindur se do të kualifikoheshim ne.

Fizikisht jemi shumë mirë dhe kur shënon gola në kohën shtesë pastaj, natyrisht që mund të japësh shumë më tepër nga vetja. Jam i kënaqur nga impenjimi i shokëve të skuadrës, edhe pse e di se mund të bëjmë shumë më tepër se kaq”, deklaroi kapiteni i Milanit. Më pas qendërmbrojtësi nuk mund të evitonte një koment edhe për gjysmëfinalet (dy ndeshje) kundër Juventusit. “Kemi edhe dy ndeshje para se të luajmë kundër Juves.

Duhet të mendojmë për të dielën kundër Veronës. Dihet që kur luan kundër Juves, është diçka speciale dhe ne do të bëjmë më të mirën. Do të jetë një sfidë e bukur, por më parë duhet të mendojmë për ndeshjet sipas radhës. Duhet të jemi të fokusuar në kampionat, sepse kemi pasur progres të vazhdueshëm dhe nuk mund të shpërqendrohemi pas këtij kualifikimi”, u shpreh numri 13 i kuqezinjve.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"