Kualifikimi në kohën shtesë, trajneri i Laçit e pranon: Duel me shumë vuajtje, Egnatia na i bëri…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 14, 2020 | 19:20

Kualifikimi në kohën shtesë, trajneri i Laçit e pranon: Duel me shumë vuajtje, Egnatia na i bëri…

Laçi kaloi në turin çerekfinal pas 120 minutash  në ndeshjen ndaj Egnatias. Koha e rregullt përfundoi 1-1 dhe u deshën shtesat dy herë nga 15 minuta që të vendosnin ekipin që do kalonte më tej. Kirian Nuabueze shënoi dy herë në shtesë dhe gjithçka u mbyll 3-1.
Festa e Lacit logo
Çast nga ndeshja Laçi-Egnatia. Foto: P.Pashollari

Natyrisht te Laçi mund t’i gëzohen kuaifikimit, por jo lojës. Trajneri Armando Cungu, në bisedën për “Panorama Sport” pas ndeshjes deklaroi: “Një kualifikim që e kërkuam deri në minutën e fundit. Kishim parashikuar një tjetër skuadër, por Egnatia na e bëri të vështirë. Nuk po dilnim në lojën tonë më të mirë. Ishte një duel me shumë vuajtje”.

ALDO BUZI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"