Kualifikimi në grupet e Champions-it, ja kundërshtarët e mundshëm të Vllaznisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 29, 2022 | 23:28

Kualifikimi në grupet e Champions-it, ja kundërshtarët e mundshëm të Vllaznisë

Vllaznia në futbollin e femrave u bë skuadra e parë shqiptare që kualifikohet në grupet e Ligës së Kampioneve. Dje vajzat shkodrane mposhtën ekipin ukrainas, Vorskla Kharkiv, me shifrat 2-1, duke kaluar në fazën më të rëndësishme të Champions-it, pas tentativës së tretë, në “play off” në vitet e fundit. Ndeshja e parë përfundoi 1-1, ndërsa dje ishte takimi që vendosi për skuadrën, e cila do të kalonte më tej.

0_championsleaguedraw

Deri në minutën e 88-të çdo gjë ishte mbërthyer në shifrat 1-1, por një supergol i kosovares Gresa Berisha me goditje nga rreth 25 metra larg portës, bëri që stadiumi të shpërthente në festë. Të dyja klubet kishin gjetur një marrëveshje për t’i luajtur ndeshjet në Shkodër, për shkak të luftës që vijon ende në Ukrainë.

programi

Liga e Kampionëve të UEFA-s për femra 2022–23 është edicioni i 22-të i kampionatit evropian të futbollit për femra për klube të organizuar nga UEFA , dhe edicioni i 14-të që nga riemërtimi si Liga e Kampionëve të UEFA -s për femra . Është edicioni i dytë që ka një fazë grupesh me 16 ekipe.

Së fundmi janë publikuar edhe vazon dhe kundërshtarët e mundshëm të Vllaznisë në shortin që do të hidhet ditën e hënë.

champions

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"