Kualifikimi në Europa League, Josa mban me këmbë në tokë Prishtinën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 5, 2018 | 22:28

Kualifikimi në Europa League, Josa mban me këmbë në tokë Prishtinën

Trajneri i Prishtinës, Mirel Josa, nuk e ka fshehur kënaqësinë pas fitores së thellë dhe për më tepër kualifikimit në turin e parë të Ligës së Europës.

“Cilësia e lojës ishte më e mirë, duke marrë parasysh shumë faktorë. Nuk dua të justifikohem për ndeshjen e parë në Gjilbrartar. E kam thënë që niveli i skuadrës duhet të ngrihet nga java në javë. Jam i kënaqur, sepse loja e ekipit po përmirësohet. Skuadra ishte në lojën e vetë dhe arriti të shënonte shumë gola”, – deklaroi Josa, i cili foli edhe për kualifikimin e Dritës së Gjilanit. “Ne i shërbyem futbollit të Kosovës, ashtu si edhe Drita. Shpresoj të vazhdojmë me këtë rritëm, duke ngritur nivelin”, – përfundoi trajneri.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"