Kualifikimi në Botëror në dorë të magjistarëve, shpata dhe rite të lashta për të eliminuar Australinë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 11, 2022 | 18:26

Kualifikimi në Botëror në dorë të magjistarëve, shpata dhe rite të lashta për të eliminuar Australinë

Një grup me magjistarë peruanë kanë kryer këto ditë një “ceremoni fitoreje” për të ndihmuar ekipin e tyre kombëtar që të kualifikohet në Botërorin 2022. Peruja përballet më Australinë në ndeshjen e kësaj të hënë të play-off ndërkontinental dhe fituesi shkon në aktivitetin e këtij fundviti.

sdfsdfsdfsdfffffffffffffff

Sipas magjistarëve në fjalë, të cilët kryen rituale të vjetra me fotot e dy skuadrave, ata kanë parë të ardhmen me “Perunë pjesëmarrëse në Katar”. Magjistari Ualter Alarkon deklaroi para mediave pas kësaj ceremonie se rituali kishte sukses të plotë.

sdfsdfsdfdfffffffffffffffff

“Ne e zhvilluam ceremoninë e fitores së peruanëve. Kemi ftuar këtu të gjithë magjistarët më të njohur në vend. Janë 13, pasi Peruja luan me Australinë më datë 13 dhe ne kemi parë të ardhmen që Peruja do të kalojë në turin tjetër. Peruja do të jetë në Katar për Kupën e Botës pasi ne kemi parë gëzimin e njerëzve”, tha ai.

sdfsdfsdfsdfsdfsdffsd

Magjistarët shpuan me shpata foton e skuadrës së Australisë si pjesë e ritualeve të tyre, në të cilat konsumuan edhe një ilaç i cili krijon halucinacione. Peru ka marrë pjesë për të herë të fundit në një Kupë Bote pikërisht në edicionin e kaluar, në 2018, ku fitorja e vetme në grup ishte ndal Australisë me shifrat 2-0.

sdfsdfsdfsdfs

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"