Kualifikimi në Azerbajxhan, zbulohet premio e Laçit pas kalimit të turit të parë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 3, 2020 | 9:30

Kualifikimi në Azerbajxhan, zbulohet premio e Laçit pas kalimit të turit të parë

Kualifikimi i Laçit pas ndeshjes ndaj Keshlës në Azerbajxhan ka bërë që klubi të ketë një shpërblim të sigurt nga UEFA prej 500 mijë eurosh.
Laci Keshla

Në këto kushte, presidenti Pashk Laska mësohet se u ka premtuar futbollistëve dhe stafit teknik se do të shpërndajë një premio prej 50 mijë eurosh për kualifikimin. Natyrisht, në rast se kurbinasit bëjnë mrekullinë edhe me Hapoel Ber Shevën në turin e dytë, gjasat janë që shpërblimi të dyfishohet nga drejtuesit e klubit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"