Kualifikimi ndaj Vllaznisë, flet Edi Martini: E merituam, në kampionat do jetë ndeshje ndryshe sepse…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 24, 2020 | 18:36

Kualifikimi ndaj Vllaznisë, flet Edi Martini: E merituam, në kampionat do jetë ndeshje ndryshe sepse…

Teuta ia doli të shkojë në gjysmë-finale të Kupës, teksa eliminoi Vllazninë me rezultatin e përgjithshëm 3-2, pas barazimit 2-2 në ndeshjen e parë. Pas përfundimit të sfidës së sotme të fituar 1-0, trajneri i durrsakëve, Edi Martini është shprehur se është shumë i lumtur me atë që tregoi skuadra, duke shtuar se e merituan fitoren.Martini

“Ishte një ndeshje shumë e mirë, pavarësisht temperaturave të larta. E dominuam të gjithë lojën dhe nuk e vumë asnjëherë në diskutim fitoren. Kemi bërë një ndeshje shumë të mirë dhe mendoj se e merituam fitoren, Keni bërë ndeshej shumë të mira por duhet të jemi me këmbë në tokë. Në kampionat duhet të sigurojmë Kupat e Europës dhe më pas të shikojmë.

Nuk ka asnjë lloj preferencë për Kupën, pasi kemi treguar se edhe me Kukësin edhe me Tiranën, që jemi në të njëjtin nivel.

Kallaku? Qëllimi jonë kryesor ishte të zotëronim sa më shumë topin, në mënyrë që të mos na vendosnin në presing. Me Kallakun menduam që at kthejmë më prapa që të mos i lejonim ata të na vinin në vështirësi. Ata na rrezikuan disa herë me kundërsulme dhe prandaj e ktheva Kallakun, për ti shmangur këto. Kallaku eshët një lojtar që i shikon zonat e hapura dhe synon të shkojë aty duke na ndihmuar shumë. Unë dua ti jap notë të mirë të gjithë skuadrës, pasi bëmë një ndeshje shumë të mirë.

Unë mendoj se ndeshja në kampionat dhe në Kupë kanë specifika të ndryshme. Sot Vllaznia ka luajtur me 5 mbrojtës dhe pjesën e parë u munduan të qëndronin prapa dhe nuk rrezikuan asnjëherë. Ndeshja e kthimit ishte më e lehtë për ne, pasi barazimi 2-2 na ndihmonte shumë. Ndeshja e kampionatit do të jetë më e vështirë sesa kjo e Kupës.”, u shpreh Martini.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"