Kualifikimi mision i (pa)mundur për Shqipërinë, shumë makthe me rivalët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 8, 2020 | 13:30

Kualifikimi mision i (pa)mundur për Shqipërinë, shumë makthe me rivalët

Kualifikimi në Botëror është një mision i vështirë, thuajse i pamundur. Formula e bën rrugëtimin e Kombëtares shqiptare një malore të vërtetë, por sigurisht që kuqezinjtë dhe trajneri Edi Reja do të provojnë të bëjnë diçka.

shqiperi hungari

Shorti nuk ishte aspak bujar me Shqipërinë sepse e vendosi në një grup ku dy të parat janë tmerrësisht shumë të forta, madje mund të rivalizojnë njëra-tjetrën se kush do të kualifikohet (Anglia dhe Polonia). Hungaria, Andorra dhe San Marino janë ato që plotësojnë grupin ku bën pjesë Kombëtarja jonë.

Por historia e përballjeve me kundërshtarët, të paktën me ata që ishin në vazot sipër nesh, nuk ndihmon aspak. Bilancet janë të tmerrshme dhe duhet të thyhen shumë tabu. Por në futboll asgjë nuk është e pamundur.

VETËM HUMBJE – Bilanci me “Tre Luanët” është një nga më negativët që ka Kombëtarja shqiptare. Në 5 ndeshje ka marrë 5 humbje dhe ka arritur të shënojë vetëm dy gola. Bëhet fjalë për golin e Altin Rrakllit në vitin 2001, por ndeshja u fitua sërish nga anglezët me rezultatin 1-3. Ish-sulmuesi kuqezi shënoi në minutat e fundit, ndërsa për anglezët, Skolls, Ouen dhe Kol. Kuqezinjtë kanë shënuar edhe në miqësoren ndaj Anglisë B, me anë të Besart Berishësh.

Berisha ndaj Anglise

GOLA LEGJENDASH – Shqipëria ka luajtur 11 ndeshje me Poloninë dhe ka arritur të fitojë vetëm një prej tyre. Bëhet fjalë për triumfin në vitin e largët 1953, kur kuqezinjtë mposhtën 2-0 polakët me golat e të mëdhenjve Loro Boriçi dhe Refik Resmja.

Poland_vs_Albania_(3187519345)

Në vitet e shkuara shumë lojtarë të mëdhenj kanë gjetur rrugën e rrjetës ndaj Polonisë si Zihni Gjinali, Medin Zhega, Bedri Omuri, Agustin Kola dhe Sokol Kushta. Në tri ndeshje të tjera kemi marrë tre barazime, ndërsa në 9 të tjera humbje. Shqipëria nuk shënon ndaj Polonisë që nga viti 1989.

MAKTHI HUNGARI- Shqipëria ka një tabu që duhet thyer patjetër ndaj Hungarisë. Në 6 ndeshjet e luajtura deri tani, nuk ka arritur të shënojë asnjë gol dhe ka marrë vetëm një barazim 0-0.

Magyarország - Albánia  barátságos labdarúgó-mérkőzés (1:0)xxxHungary vs. Albania friendly football match

Për më tepër, Hungaria është ajo që i ka shkaktuar humbjen më të thellë Kombëtares shqiptare në të gjithë historinë e saj (12-0). Në atë sfidë Ferenc Pushkash arriti të shënonte 4 gola në portën e Qemal Voglit. Shumë arsye për të marrë rezultate pozitive në dy ndeshjet e ardhshme.

PAK SHPRESË – Kur bëhet fjalë për ekipet që janë në vazon e pestë dhe të gjashtë, Shqipëria ka bilanc pozitiv. Ndaj Andorrës dhe San Marinos kuqezinjtë dinë se si shënohet dhe fitohet, por kjo nuk mjafton. Me Andorrën Edi Reja ka kujtime të hidhura sepse në “Elbasan Arena” ka barazuar 2-2, në ndeshjen e fundit që kemi luajtur.

Shqiperia fitore Andorre

Mirëpo në historinë e futbollit Shqiptar, Andorra mbahet mend edhe si humbja që shkarkoi nga stoli Sulejman Demollarin. Ervin Bulku ka kujtime pozitive, sepse pas shkarkimit të Panuçit drejtoi ekipin për një ndeshje dhe fitoi. Edhe me San Marinon kemi luajtur 2 ndeshje dhe kemi fituar 2 herë.

bILANCI

GENTJAN ALINANI  – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"