Kualifikimi i çuditshëm pas barazisë totale, kombëtarja U-19 kalon grupin me… monedhë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 27, 2017 | 0:07

Kualifikimi i çuditshëm pas barazisë totale, kombëtarja U-19 kalon grupin me… monedhë

Kombëtarja U-19 e Shqipërisë po zhvillon paraqitje shumë të mira në turneun miqësor “Lacio Cup” në Itali. Sot kuqezinjtë e drejtuar nga Erjon Bogdani siguruan kualifikimin për në gjysmëfinalet e turneut pas suksesit 2-1 ndaj skuadrës së Koperit.

kombetarja u19 shqiperia

Por rrugëtimi i Shqipërisë deri këtu do të mbahet mend prej një ngjarjeje shumë të rrallë dhe të veçantë për futbollin e vitit 2017. Kalimi i grupit nga kombëtarja kuqezi U-19 u bë falë një shorti të thjeshtë me monedhë.

Arsyeja është shumë e thjeshtë. Mes Shqipërisë U-19 dhe skuadrës U-17 të klubit Racing Roma në fund të ndeshjeve të grupit kishte një barazi totale, nga 4 pikë dhe numrat e golave të shënuar dhe të pësuar identikë. Gjithashtu ndeshja direkte u nda në barazim.

Kështu për të përcaktuar se cili ekip do të kalonte grupin si i dyti pas Fiorentintës, u përdor një metodë shumë e vjetër, u hodh në ajër një monedhë e cila i buzëqeshi kuqezinjve të Bogdanit.

Presidenti i klubit Racing Roma, në një prononcim të dhënë për mediat pas kësaj ngjarjeje, shprehu habinë e tij.

antonio pezone

“Nuk është e mundur që në 2017-n për të përcaktuar kualifikimin në një turne të rinjsh përdoret monedha. Është diçka shumë negative, ma ka shpifur. Nuk është se më interesonte shumë kualifikimi për më tej, por duke parë se sa shumë mundësi teknike ka për të përcaktuar ekipin e kualifikuar më tej në rast të një barazie të tillë, është e çuditshme që përdoret shansi i shortit”, tha Antonio Pecone.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"