Kualifikimi historik ndaj Brazilit, trajneri i Belgjikës: Bëmë historinë, tani na duhet…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 6, 2018 | 22:59

Kualifikimi historik ndaj Brazilit, trajneri i Belgjikës: Bëmë historinë, tani na duhet…

Roberto Martinez është shprehur mëse i lumtur për kalimin në gjysmëfinale, ku mundi edhe një emër të madh si Brazili.

ddebr-650x358

“Brazili ka aq shumë finesë dhe ju e dini se mund t’ju ndëshkojnë në çdo moment, por unë nuk kam menduar për asnjë sekondë se lojtarët e mi do të dorëzohen. Lojtarët e mi kanë bërë diçka shumë të veçantë sonte dhe shpresoj që të gjithë në Belgjikë të jenë shumë, po shumë krenar. Ata kanë bërë historinë dhe ne duhet ta çmojmë këtë gjë. Por tani kemi nevojë për më shumë energji për ndeshjen e ardhshme për t’u siguruar që të jemi po kaq të mirë edhe në gjysmëfinale” – deklaroi Martinez.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"