“Kualifikimi është vetëm në dorën tonë”, Inzagi: Ndaj Shaktarit sfidë deçizive! Fitorja ndaj Napolit na ka dhënë…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 23, 2021 | 14:11

“Kualifikimi është vetëm në dorën tonë”, Inzagi: Ndaj Shaktarit sfidë deçizive! Fitorja ndaj Napolit na ka dhënë…

Në vigjilje të sfidës së nesërme ndaj Shaktar Donjetskut në Champions, në orën 18:45, në stadiumin “Giuseppe Meazza”, në konferencën e zakonshme për shtyp është shfaqur trajneri i Interit, Simone Inzagi i cili ka analizuar këtë takim të rëndësishëm për zikaltërit:

INZAGI

Fitorja me Napolin – “Të dielën kemi mundur Napolin, e cila ishte mbrojtja më e mirë e Europës. Ishte një provë e madhe pjekurie dhe karakteri.”

Sfida ndaj Shaktarit – “Për nesër ne jemi të vetëdijshëm që gjithçka është në dorën tonë pas dy fitoreve me Sherifin. Do të përballemi men një kundërshtar që luan mirë dhe me një trajner të aftë. Në ndeshjen e parë na kanë vendosur në vështirësi. Do të duhet që të organizohemi sepse objektivi ynë është të shkojmë në 1/8 e Champions-it. Mendoj se ndeshja e nesërme do të jetë deçizive duke parë se e mbyllim në ‘Bernabeu’ ndaj Realit të Madridit.”

Infermieria – “Duhet të rikuperojmë lojtarë. De Vraj dhe Sançez nuk do të jenë. Barela dhe Korrea me Napolin kanë kërkuar zëvendësimin. Çalhanoglu ishte i vetmi që ishte me karton dhe preferova që ta largoja. Duke ditur që Xheko nuk ishte në gjendjen e tij më të mirë, do të duhet që të bëj vlerësimet e duhura. Shpresojmë që pushimi të ndikojë për mirë për të rikuperuar lojtarët.”

Interi – “Ka një proces rritjeje dhe jemi në rrugën e duhur, por puna është ende e gjatë. Secili trajner ka idetë e tij, unë pata fatin të gjeja një ambient të shkëlqyer që më mirëpriti që në ditën e parë. Kanë kaluar katër muaj, kemi pasur një rrugë të mrekullueshme dhe besoj se fitorja ndaj Napolit mund të na japë një stimul të rëndësishëm.”, përfundoi Inzagi.

PANORAMASPORT.AL 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"