Kualifikim ndaj rusëve? Sormani: Ja objektivi i Partizanit, ikja e Arapit…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 24, 2016 | 18:56

Kualifikim ndaj rusëve? Sormani: Ja objektivi i Partizanit, ikja e Arapit…

Trajneri i Partizanit Adolfo Sormani kërkon një përqëndrim maksimal të lojtarëve të tij në sfidën e nesërme ndaj Krasnodarit, ndërsa kualifikimin përballë rusëve e quan një mrekulli.

14141691_542144942646573_2513448918938409181_nNë një konferencë për mediat të zhvilluar një ditë para ndeshjes në “Elbasan Arena”, trajneri italian shpreson në një ndeshje pozitive, paçka se rezultati në takimin e parë 4-0, nuk e favorizon.

Duke folur për largimin e Renato Arapit, Sormani shprehu keqardhje pasi e quajti një lojtar cilësor, por shtoi se afrimet në merkato janë studiuar dhe pritet të mbushin hapësirat.

Pjesë e kësaj konference ishte edhe Agustin Torasa, i cili u ndal te rinovimi i kontratës dhe tek sfidat që e presin me klubin e Partizanit.

“Nuk mund ta mohoj ndjehem mjaft I kënaqur që arrita të rinovoj me Partinanin, nëse nuk do të ndihesha mirë këtu normalisht nuk do të firmosja edhe për një tjetër vit.

Përtej takimit të nesërm mendoj se skuadra po punon fort për të synuar titullin kampion të Shqipërisë, edhe vetë personalisht e vetmja gjë që dëshiroj është të shpallem kampion me Partizanin. Sigurisht ardhja e trajnerit të ri ka sjellë një tjetër mentalitet në skuadër. Ne duam të fitojmë titullin dhe besoj se ky do të jetë viti ynë.”,-tha ai.

Deklarata e Adolfo Sormanit:

“Ndaj Krasnodarit sigurisht do të duhej një mrekulli të kualifikoheshim, por më shumë se të besojmë tek mrekullitë ne duhet të besojmë në forcën tonë, të punojmë fort pasi vetëm kështu mund të arrijmë gjëra positive.

Nesër pres nga skuadra që të shfaqet në fushë si një skuadër e vërtetë dhe secili lojtar të luajë në shërbim të shokut të ekipit. Ndeshjen e nesërme dëshirojmë të tregojmë që jemi një skuadër dhe tifozët tanë të jenë krenar për skuadrën që mbështesin.

Fakti është që luajmë ndaj një ekipi shumë cilësor, por shpresojmë që nesër të ruajmë ekuilibrat në fushë dhe të dhurojmë paraqitje pozitive siç edhe kemi bërë ndaj kundërshtarëve të tjerë në Evropë. Përtej përfaqësimit në kupat e Evropës synimi ynë është të rikthejmë titullin që i mungon prej 24 vitesh Partizanit.

Ndiej keqardhje për largimin e Arapit pasi ishte një lojtar i cili ishte mësuar me trofe dhe taktikisht ishte tepër cilësor.

Gjithsesi siç edhe e keni ndjekur merkato jonë nuk po bëhet duke afruar lojtar me shifra marramendëse, por çdo afrim është studiuar me kujdes nga stafi ynë”,-ka thënë trajneri Adolfo Sormani, sipas një njoftimi të shpërndarë nga klubi i Partizanit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"