Kualifikim i shëmtuar ndaj Tiranës, plas pakënaqësia te Crvena Zvezdës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 27, 2020 | 12:55

Kualifikim i shëmtuar ndaj Tiranës, plas pakënaqësia te Crvena Zvezdës

Shtypi në Beograd është kënaqur me kualifikimin e Crvena Zvezdës, por kritikat ndaj skuadrës së tyre kanë qenë lumë. Të gjitha mediat kanë qenë në një mendje se skuadra kampione e Serbisë nuk mund të luante në atë mënyrë siç bëri në Tiranë. Loja ka qenë për të vënë duart në kokë dhe të gjithë vënë alarmin në këtë pikë. Problemi, sipas tyre, është përqendrimi apo pakënaqësitë e lojtarëve.
CRVENA
Sipas “espreso.rs”, i cili i referohet një medie tjetër, ekipi i parë i Crvenës kërkon të largohet nga skuadra. Tomato për shembull është i pakënaqur nga trajtimi që i bëjnë në Serbi. Të njëjtën pakënaqësi kanë edhe lojtarët e tjerë të formacionit. Drejtori sportiv i serbëve kritikon ashpër lojtarët në një intervistë. “Novosti” është në të njëjtën linjë, teksa gjer armiq gjithmonë shqiptarët pranon se skuadra serbe nuk është e qartë. Më i ndyrë shkrimi i “Kurir”, që pasi flet për ndeshje futbolli, thotë se lojtarëve të Zvezdës u tërhoqën vëmendjen gazetaret shqiptare. Aludim i turpshëm, nga njerëz që u pritën njerëzisht në Tiranë. Të paktën të pranojnë se skuadra e tyre luajti keq…

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"