Kualifikim dramatik, Prishtina e Josës siguron finalen e Kupës vetëm në shtesë dhe gjen Vëllaznimin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 18, 2018 | 18:25

Kualifikim dramatik, Prishtina e Josës siguron finalen e Kupës vetëm në shtesë dhe gjen Vëllaznimin

U luajtën ditën e sotme edhe gjysmëfinalet e kthimit në Kosovë, dhe tashmë është mësuar edhe çifti finalsit. Vëllaznimi e mbylli në barazim pa gola sfidën ndaj Drenicës, por arriti kualifikimin në finale, falë barazimit 1-1 në ndeshjen e parë, me gol në fushë kundërshtare.

vushtria_1524065849-6926284

Ndërkohë, më dramatike ishte gjysmëfinalja tjetër, me Prishtinën që arriti të barazonte 1-1 me Vushtrrinë në kohën shtesë, dhe arriti të siguronte kualifikimin. Koha e rregullt u mbyll me fitoren e vendasve 1-0, por rezultati ishte i njëjtë si ai i ndeshjes së parë, dhe gjithçka u shtye për në shtesat 30 minutëshe. Ekipi i Josës gjeti golin me Abdul Basit. Kështu, çifti finalsit do të jetë Prishtina-Vëllaznimi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"