Kualiarela sfidon moshën, sulmuesi veteran u bashkohet legjendave të Serisë A pas golit ndaj Beneventos

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 26, 2020 | 19:12

Kualiarela sfidon moshën, sulmuesi veteran u bashkohet legjendave të Serisë A pas golit ndaj Beneventos

Sulmuesi veteran italian Fabio Kualiarela realizoi një tjetër arritje personale pas golit të parë sezonal me Sampdorian ndaj Beneventos. Ish-futbollisti i Juventusit dhe Napolit ka arritur të shënojë në 16 sezone radhazi në karrierë.

Fabio-Quagliarella-Sampdoria

Lojtarët të cilët kanë mundur të shënojnë në më shumë sezone radhazi në Serinë A janë: Françesko Toti (23), Roberto Baxho, Roberto Mançini dhe Altafini (18) dhe Alberto Xhilardo (17).

Kualiarela ka realizuar gjatë karrierës 215 gola në 624 ndeshje.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"