“Ku të të dërgoj ndihma?”, Gjokoviç kontakton ish-tenistin ukrainas që ka shkuar në luftë: Po mendoj për ty

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 6, 2022 | 21:16

“Ku të të dërgoj ndihma?”, Gjokoviç kontakton ish-tenistin ukrainas që ka shkuar në luftë: Po mendoj për ty

Novak Gjokoviç është gati të dërgojë ndihma për të ndihmuar Ukrainën në luftën kundër pushtimit nga Rusia. Tenisti serb i ka ofruar ndihmë ish-homologut të tij, Sergi Stakhovski, i cili është regjistruar mes vullnetarëve për të marrë pjesë në mbrojtjen e Kievit.

sdfsdfdsf

Stakhovski jeton në Hungari, por ishte kthyer në vendlindje për t’iu bashkuar ushtrisë. Ai ka bërë të ditur se ka kontaktuar me disa tenistë të cilët kanë ofruar ndihmën e tyre financiare dhe Novak Gjokoviç është mes emrave që i janë shtuar kësaj liste së fundmi. Ai publikoi një komunikim në WhatsApp mes të dyve, duke treguar çfarë i kishte shkruar “Nole”.

sdfsdfsdfffffffffff

“Stako, si je? A je në front? Po mendoj për ty, duke shpresuar që gjithçka të qetësohet sa më shpejt. Të lutem më trego cila do të ishte adresa më e mirë që të dërgoj ndihmë, ndihmë financiare dhe çdo lloj ndihme tjetër gjithashtu…”, shkruante Gjokoviç në këtë komunikim me ukrainasin i cili u tërhoq nga tenisi profesionisti në janarin e këtij viti.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"