“Ku ka më mirë se të rikthehesh në një skuadër që e njeh”, Shkëmbi flet si trajner i Teutës: Ju tregoj objektivat e klubit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 6, 2022 | 18:31

“Ku ka më mirë se të rikthehesh në një skuadër që e njeh”, Shkëmbi flet si trajner i Teutës: Ju tregoj objektivat e klubit

Bledi Shkëmbi është trajneri i ri i Teutës, i cili e mori këtë post pas shkarkimit të Renato Arapit. Në një konferencë për mediat, ai u shpreh se është i gatshëm ta ndihmojë skuadrën të dalë nga gjendja ku ndodhet dhe se do të kërkojë vetëm fitore.

bledi shkembi

Rikthehesh te një skuadër që e njeh mirë? – Ku ka më mirë kur rikthehesh në një ambient që e njeh, ose në një skuadër që e njeh. Kështu më ka ndodhur si futbollist, kështu po më ndodh dhe si trajner. Shpresoj që klubit, presidentit, të gjithëve t’ia shpërblejë në mënyrën më të mirë.

Objektivat? – Mendoj që në këto moment jemi në një mëndje që të ndryshojmë sa më shpejtë, ta kalojmë këtë situatë, që mendoj se nuk është shumë e mirë. Për fat të mirë është vetëm fillim dhe kemi kohë për t’u rikuperuar jo vetëm në lojë por dhe me pikë. Shpresoj që të fitojmë që këtë javë.

Kukësi? – Nuk mendoj se do të kemi ndonjë ndeshje të lehtë, sidomos përballë Kukësit. Është klub i mirë investuar, me lojtarë shumë cilësor. Ne duhet të bëjmë më të mirën në çdo ndeshje, të japim maksimumin dhe të fitojmë. Pas ndeshjes bëhen analizat nëse kemi bërë mirë apo keq.

Për çfarë ka nevojë skuadra? – Unë mendoj që skuadra ka nevojë të fitojë. Fitoret të sjellin qetësi dhe besim. Këtë gjë duhet ta bëjmë sa më shpejtë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"