“Ku e nuhati që jam imoral”, ja mesazhi i presidentit të Luftëtarit pas akuzave nga nëna e Rapos

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 13, 2020 | 20:57

“Ku e nuhati që jam imoral”, ja mesazhi i presidentit të Luftëtarit pas akuzave nga nëna e Rapos

Donald Rapo ka kaluar në kundërsulm. Ish-kapiteni i Lufëtarit akuzon presidentin e klubit gjirokastrit, Bekim Halilaj, se jo vetëm që nuk e ka paguar për punën që ka bërë, por po shndërrohet në pengesë edhe për të ardhmen e tij futbollistike. 

Rapo i kthen përgjigje edhe dyshimet për trukim, teksa Halilaj pat deklaruar se kishte sinjale për mosipmenjim nga kapiteni në ndeshjet kundër Laçit gjatë këtij seozni. “unë jam futbollist profesionist, me këtë punë mbaj familjen. Kam kaluar 4 vitet më të bukura me Luftëtarin dhe u jam mirënjohës për gjithçka, por nuk mund të rri pa paguar.

Halilaj Rapo

Kisha para të pashlyera që nga sezoni i kaluar dhe bëmë një marrëveshje me presidenitn Halilaj që brenda muajit nëntor të mund të likujdohesha. Jo vetëm që kjo nuk ndodhi, por nuk mora asnjë telefonatë. Është për të ardhur keq më pas që ai ngre edhe dyshime për impenjimin tim. Pamjet janë aty, sepse ndeshja ëhstë regjistruar. Nuk është faji im tek ndeshja e parë, spese unë edhe kam shënuar gol, madje në rastin e golit të barazimit unë as nuk jam fare aty pranë.

Mimi Zguri, nëna e futbollistit Donald Rapo

Mimi Zguri, nëna e futbollistit Donald Rapo

Janë sajesa dhe nëse ai (Bekim Halilaj) dëshiron mund të përballemi edhe në prokurori. Por e vërteta është që unë kam 8 rroga pa marrë dhe ajo është djersa ime, është mundi im. Nuk mund të punoja në këto kushte”, deklaroi Rrapo për “Supersport”. Më tej ai ka vënë në dispozcion edhe një mesazh që pretendon se i është dërguar sot nga presidenti i Luftëtarit Bekim Halilaj dhe të cilin Rapo e kosnideron si presion të hapur.

Bekim Halilaj, presidenti i Luftëtarit

Bekim Halilaj, presidenti i Luftëtarit

Mesazhi i Halilajt…

“Donald, komento, ankohu. Fol në çdo medie. Shko në gjyq. Shko në FIFA, në UEFA. Ku të duash, është e derjta tënde. Kush të fitojë në fund. Secili do të respektojë verdiktin që do të japin institucionet kompetente për këtë punë. Por nuk të lejohet në asnjë mënyrë të përziejmë mamatë, gratë, babat, vëllezëerit e ku di unë. Se pastaj kalojmë në gjëra personale dhe ka pasoja për të gjithë. Aq mq keq që më quan edhe amoral (iu referohet deklaratave të nënës së Rapos në rrjetet sociale).

Nuk e di nga e ka nuhatur që jam amoral kur asnjëherë s’e kam takuar as parë ndonjëherë. Të rekomandoj ta lëmë deri këtu përfsirjen e familjeve… shpresoj të më kesh kuptuar”, shkruhej në mesazhin që Rapo pretendon se ia ka nisur Bekim Halilaj.

Mesazhi i Bekimit

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"