“Ku… e ndyrë”, piloti i Ferrarit harroi që e kishte radion ndezur

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 1, 2020 | 22:24

“Ku… e ndyrë”, piloti i Ferrarit harroi që e kishte radion ndezur

Çmimi i Madh i Belgjikës në Formulën 1 rezultoi vërtet katastrofik për skuadrën e Ferrarit. Pasi kishte zhgënjyer në provat kualifikuese, dy “Kokëkuqet” e përfunduan garën në vend të 13-të me Sebastian Fetel dhe në vendin e 14- të me Sharl Lëklerk.

960

Ky i fundit madje u bë protagonist i një momenti jo shumë të këndshëm gjatë një “pit stop”-i. 22- vjeçari nuk ishte njoftuar që makinës së tij do t’i karikohej ajër, veprim ky që i kushtoi edhe disa sekonda kohë. Monegasku harroi që e kishte radion ndezur dhe lëshoi një të sharë në frëngjisht.

Leclerc-5

“Ku… e ndyrë”, u shpreh Lëklerk i zemëruar në radio. Megjithatë, më vonë piloti i Ferrarit kërkoi ndjesë në rrjetet sociale për fjalorin e përdorur në radio.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"