“Ku e gjetët këtë Qosen?”, Starova debaton me Bulkun: Skema e Rejës nxjerr jashtë loje Hysajn dhe Roshin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 21, 2019 | 23:58

“Ku e gjetët këtë Qosen?”, Starova debaton me Bulkun: Skema e Rejës nxjerr jashtë loje Hysajn dhe Roshin

Trajneri i njohur shqiptar, Sulejman Starova, u shpreh tepër i zhgënjyer nga paraqitje e Shqipërisë në sfidën ndaj Francës, të zhvilluar në stadiumin e ri “Air Albania”. I ftuar në studion e emisionit “Pressing” në “Abc News”, Bobi nuk ka nguruar të bëjë polemika me zv.trajnerin Ervin Bulku.

Starova

Starova nuk ishte aspak dakord me zgjedhjen e trajnerit Reja, për aktivizimin e mesfushorit Kristi Qose nga minuta e parë, teksa i ka kërkuar llogari Bulkut.

“A mund të ma thuash ku e keni gjetur këtë Qosen që luajti titullar”, ishte pyetja e Starovës ndaj Bulkut.  “Nuk e njihni ju por ne e ndjekim prej 2 vitesh që luan, e njohim mirë”, u përgjigj zv.trajneri.

Debati vijoji, teksa Starova shtoi:  “Nuk them gjë po t’i kishit dhënë minuta më përpara, t’ia kishte dhënë me kohë”. Një tjetër gjë që nuk i ka lënë mbresa të mira trajnerit të mirënjohur është edhe skema 3-5-2 e përdorur nga trajneri Edi Reja:

“Jam dakord me 3 në mbrojtje është skema më e mirë. Si ka mundësi që ky Roshi nuk është në formacion? Për mendimin tim, me skemën 3-5-2, Hysaj është jashtë loje. Ai nuk po luan me këtë skemë të Napoli, nuk po luan te Shqipëria. Ai pozicion, kjo lloj skemë, e nxjerr jashtë loje Hysajn dhe Roshin. E dimë të gjithë se Roshi i duhet Shqipërisë.

Duhet skemë 3-4-3, pasi cfarë bënë dy sulmuesit me Francën? Sikur jemi skuadër e madhe ne. Bëje 3-4-3, Hysaj dhe Roshi në një krah. Ne duhet të kuptojmë se sapo e kemi ndërtuar Shqipërinë”, përfundoi Starova!

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"