Kthimi i rëndësishëm te Lushnja, mesfushori bashkohet me skuadrën e Gjylës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 12, 2020 | 12:38

Kthimi i rëndësishëm te Lushnja, mesfushori bashkohet me skuadrën e Gjylës

Pas miqësores me Naftëtarin, trajneri Ilir Gjyla e la skuadrën dy ditë pushim. Edhe pse nuk ka një datë zyrtare për nisjen e kampionatit, në kampin verdhejeshil është vënë re ndryshimi pas zbardhjes së kalendarit dhe faktit që premiera është me Besën.

erzeni lushnja

Grupit të futbollistëve i është bashkuar edhe mesfushori i krahut të djathtë, Geraldo Hysi, i cili ka qenë i dëmtuar. Klubi lushnjar, nëpërmjet sekretarit Edison Koçi, njoftoi për gazetën se Lushnja ka dorëzuar listën e 25 futbollistëve që do të prezantojnë verdhejeshilët për sezonin e ri. Brenda kësaj jave do të krijohet edhe skuadra e futbollit të femrave.

PREMIERA – Lushnja dhe Besa përplasen në start pas dy dekadash. Premiera e fundit në “Roza Haxhiu” i përket sezonit 2000-2001, 16 shtator i vitit 2000. Lushnja drejtohej nga Edmond Gëzdari në atë kohë dhe barazoi pa gola me Besën, që drejtohej nga Ilir Gjyla. Interesant është fakti që Lushnjës shorti i vuri përballë Besën në Roza Haxhiu”, një kundërshtar me të cilin verdhejeshilët zhvilluan një miqësore mesjavën që shkoi dhe humbën 0-1. Transferta e parë e Lushnjës do të jetë në “Hasan Zyla”, ndaj Egnatias.

ALBAN ALUSHI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"