Kthim pas thuajse 5 vitesh, Manaj debuton me Specian në Serinë A

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 19, 2021 | 16:57

Kthim pas thuajse 5 vitesh, Manaj debuton me Specian në Serinë A

Rei Manaj ka shënuar sot debutimin e  tij me skuadrën e Specias në Serinë A, duke u kthyer përsëri në elitën e futbolli italian pas thuajse 5 vitesh mungesë.

manaj

Sulmuesi i përfaqësueses shqiptare iu bashkua në ditët e fundit të merkatos skuadrës italiane që ka si objektiv mbijetesën, duke lënë Barcelonën pasi kërkonte një rol protagonisti. Meqë nuk kishte bërë fazën përgatitore me klubin, ai nuk shihej si titullar në fillim nga trajneri Tiago Mota, por ky i fundit ka bërë të qartë se do të ketë integrim gradual të lojtarit.

Minuta e parë kanë ardhur sot, në fitoren 1-2 të Specias në fushën e Venecias. Manaj u aktivizua në minutën e 70 të sfidës, ndërsa u përpoq të jepte impuls në lojën sulmuese me disa shpërthime drejt zonës kundërshtare, duke detyruar kundërshtarët ta ndalnin me faulle.

Sulmuesi nuk ia doli të shënonte në këtë ndeshje të parë, për të vazhduar serinë e ndërprerë në dhjetorin e vitit 2016, kur luajti për herë të fundit në elitën e futbollit italian me Peskarën. Asokohe, ai ishte autor i dy golave me ekipin në 16 ndeshje të luajtura në Serinë A. Gjithsesi, ekipi i tij ia doli që të siguronte tre pikët me një gol në minutat shtesë të duelit.

PANORAMASPORT.AL  

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"