Kthim në Europë pas 26 vitesh, Atalanta e Berishës i jep leksion Evertonit të Runit (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 14, 2017 | 21:36

Kthim në Europë pas 26 vitesh, Atalanta e Berishës i jep leksion Evertonit të Runit (VIDEO)

Atalanta e ka festuar me një fitore të madhe 3-0 kthimin në Europë pas plot 26 vitesh. Bergamezët kanë mposhtur bindshëm anglezët e Evertonit në ndeshjen e parë të Grupit E në Ligën e Europës.

atalanta

Masielo kaloi vendasit në avantazh në minutën e 27, ndërkohë që Gomez dyfishoi rezultatin në minutën e 41-të. Në të 44-tën Kristante shënoi edhe golin e tretë duke vulosur shifrat përfundimtare që në pjesën e parë. Portieri shqiptar Etrit Berisha arriti ta ruante portën e paprekur deri në fund.


Në ndeshjen tjetër të këtij grupi, Apollon Limasoli barazoi 1-1 me Lionin.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"