Kthim kursi 180 gradë te Napoli, Hysaj dhe klubi mund të vazhdojnë bashkëjetesën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 13, 2020 | 12:22

Kthim kursi 180 gradë te Napoli, Hysaj dhe klubi mund të vazhdojnë bashkëjetesën

Kapiteni i Shqipërisë Elseid Hysaj ka mundësi të vazhdojë të qëndrojë te Napoli. Mbrojtësi kuqezi dëshiron të qëndrojë në “San Paolo”. Nga ana tjetër “Tuttosport” shton se 26-vjeçari dhe klubi i kaltër janë pranë marrëveshjes së zgjatjes së bashkëpunimit.
Hysaj goli i pare me Napolin

Megjithatë, pika ku ndahen të dyja kampet është paga e Hysajt. Lojtari kërkon të paguhet 2.8 milionë euro në sezon, ndërsa Napoli nuk pranon t’i ofrojë më shumë se 2.2 milionë euro. Por “Tuttosport” thekson se mund të gjendet një vijë e mesme mes tyre për të rifreskuar klimën e nderë të krijuar prej kohësh.
Gjatë muajve të fundit, menaxheri i Hysajt Mario Xhufredi ka përmendur disa herë se klienti i tij do të largohe pas këtij sezoni nga Napoli.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"